VIDEO/ Tragjedi në Brazil, momenti kur portieri humb jetën pas pritjes së penalltisë
Një moment tronditës u regjistrua në Brazil, gjatë një ndeshje futsalli mes Sind Moto dhe FBV Futsal.
Portieri Edson dha frymën e fundit vetëm pak sekonda pasi shkëlqeu me pritjen e një penalltie.
Pasi ndali penalltinë, portieri u ngrit në këmbë, shkoi të festonte me shokët e ekipit dhe u rrëzua në tokë, duke ndërruar jetë.
Shokët e skuadrës dhe kundërshtarët kuptuan menjëherë se diçka serioze kishte ndodhur dhe nxituan drejt tij.
Ata kërkuan ndihmë mjekësore, e cila mbërriti shpejt. Pasi mori ndihmën e parë, ai u dërgua me urgjencë në spitalin e qytetit, por mjekët nuk mundën ta shpëtonin dhe ai humbi jetën.
Portieri Edson, i njohur më mirë si Pixé, vdiq gjatë ndeshjeve të Ditës së Pavarësisë 2025 në komunën e Augusto Corrêa, në verilindje të Pará-s.
Shkaku i vdekjes nuk është bërë ende i ditur.
Tragjedia bëri që bashkia e qytetit të Augusto Corrêa të anulonte të gjitha ndeshjet e planifikuara më pas.
Um jogador de futebol de salão morreu na noite da última terça-feira (2), em Augusto Corrêa, municipio localizado na região nordeste do Pará. O caso chocou outros atletas, torcedores e toda a região. pic.twitter.com/PIqXrfsrlv
— Portal Roma News (@RomaNewsOficial) September 3, 2025
Deklarata zyrtare:
“Me trishtim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Antônio Edson dos Santos Sousa, një atlet që shënoi karrierën e tij me përkushtim, talent dhe frymë ekipi. Jo vetëm për lojtarin shembullor që ishte, por edhe për personin e veçantë që i magjepsi të gjithë. Në këtë kohë pikëllimi, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes, miqve dhe të gjithë komunitetit sportiv, të cilët do të gjejnë kujtime të bukura të trashëgimisë së tij të frymëzimit dhe pasionit për futsalin”.
LEXONI GJITHASHTU:
Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
“Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë