VIDEO/ Tre të arrestuar për vjedhjen e katër banesave në Himarë, procedohet 1 vajzë
Policia e Himarës njofton se ka zbardhur rastet e katër vjedhjeve në banesa në fshatrat e Himarës.
Në njoftimin e Policisë thuhet se janë identifikuar dhe vënë në pranga 3 shtetas, të cilët dyshohet se kanë vjedhur shuma të konsiderueshme parash dhe sende me vlerë në këto banesa gjatë dy muajve të fundit.
Në njoftim theksohet se gjatë kontrollit në banesën e njërit prej autorëve, shtetasit E. G., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 1 armë zjarri kallashnikov me silenciator, 2 silenciatorë të tjerë, 2 krehra pistolete dhe 1 krehër kallashnikovi me 68 fishekë, 4 celularë dhe veshje të dyshuara të përdorura gjatë vjedhjeve. Gjithashtu, u sekuestrua një automjet që dyshohet se është përdorur gjatë vjedhjeve.
Ndërsa në lidhje me këto vjedhje është proceduar penalisht edhe një 18-vjeçare për moskallëzim krimi.
“Falë operacionit të koduar “Break In” u identifikuan dhe arrestuan në flagrancë shtetasit:
- G., 31 vjeç, banues në Sarandë;
- R., 39 vjeç, banues në Sarandë;
- H., 37 vjeç, banues në Finiq.
Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer disa vjedhje në territorin e Bashkisë Himarë, konkretisht:
më datë 15.08.2025, dyshohet se kanë vjedhur 250,000 lekë në banesën e shtetasit N. L., në fshatin Pilur;
më datë 27.08.2025, dyshohet se kanë vjedhur 1,300,000 lekë në banesën e shtetasit A. B., në fshatin Piqeras;
më datë 19.09.2025, dyshohet se kanë vjedhur 200,000 lekë në banesën e shtetasit Q. M., në fshatin Borsh;
më datë 20.09.2025, dyshohet se kanë vjedhur vegla të ndryshme pune në banesën e shtetasit G. N., në fshatin Borsh.
Gjithashtu, materialet iu referuan Prokurorisë, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen M. M., 18 vjeçe, banuese në Sarandë, pasi dyshohet se ka patur dijeni mbi këtë aktivitet kriminal, por nuk ka kallëzuar.
Vijon puna hetimore për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprat penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, dhe “Moskallëzimi i krimit”, thuhet në njoftim.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta