VIDEO/ U kap me 3 armë zjarri në makinë, momenti kur arrestohet 48 vjeçari në Tiranë

24 Prill 2026 | 11:05

Policia e Tiranës ka goditur një tjetër rast të tentativës për shitje të armëve të zjarrit ku gjatë operacionit të koduar “Barriera”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan në flagrancë në rrugën “Myslym Keta”, në Tufinë, shtetasin Ligor Mehmeti, 48 vjeç, banues në Tiranë, teksa lëvizte me disa armë në automjetin e tij.

Nga kontrollet në automjet u gjetën dhe u sekuestruan 3 armë zjarri (2 pistoleta dhe 1 armë taktike luftarake), që dyshohet se ky shtetas i posedonte me qëllim shitjen në zonat “Fresku” dhe “Tufinë”, si dhe 3 krehra me municion.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan armët e zjarrit, municioni, automjeti dhe celulari i shtetasit L. M.

Në drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për të identifikuar shtetas të tjerë të përfshirë në këtë rast, ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Ligor Mehmeti

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

700 doza droge gati për shitje në Vlorë, arrestohen 5 persona mes tyre 2 italianë (VIDEO)

Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “WEST”, në kuadër të goditjes së shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke arrestuar në flagrancë 5 persona, mes...
11:47 | 12/07/2026

Pamje nga vendi ku u qëllua për vdekje 50-vjeçari, grupi hetimor rikthehet në vendngjarje (VIDEO)

Detaje të reja janë zbardhur nga hetimet për vrasjen e 50-vjeçarit Edmond (Ali) Sula në Bërxullë të Vorës, ku dyshohet se autori ka vepruar i...
11:26 | 12/07/2026

Aksident në aksin Peqin–Rrogozhinë, plagoset një person

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin kombëtar Peqin–Rrogozhinë, pranë kryqëzimit të Gjocajt, ku janë përfshirë dy automjete. Sipas informacioneve paraprake, përplasja ka shkaktuar dëme...
10:54 | 12/07/2026