VIDEO/ Vijojnë thirrjet dhe kërcënimet e të burgosurve ndaj Nicolas Sarkozy

25 Tetor 2025 | 14:43

Ish-presidentin francez, Nicolas Sarkozy që pas hyrjes në burg ka qenë shënjestër e kërcënimeve nga të burgosurit e tjerë. Pavarësisht masave të sigurisë të marra pas natës së tij të parë në burgun La Sante, video të reja po qarkullojnë në mediat sociale ku tregojnë të burgosurit duke bërtitur emrin e tij natën, duke e mallkuar dhe kërcënuar.

Një ditë më parë, tre të burgosur u morën në paraburgim pasi u publikua një video ku ata kërcënonin ish-presidentin. Zyra e prokurorit të Parisit konfirmoi se u sekuestruan dy telefona celularë dhe se ka nisur një hetim për kërcënimet ndaj jetës së Sarkozy.

Ministri francez i Drejtësisë, Gerald Darmanin i dënoi incidentet, duke theksuar se situata përbën një rrezik real për të burgosurin.

“Kjo video tregon se ekziston një rrezik për Presidentin Nicolas Sarkozy dhe se duhet t’i kushtohet vëmendje e veçantë kushteve të paraburgimit të tij”, tha ai.

Sarkozy, i cili shërbeu si president i Francës nga viti 2007 deri në vitin 2012, filloi të vuante një dënim me pesë vjet burg të martën, pasi u dënua për konspiracion për të mbledhur fonde për zgjedhjet nga Libia. Ish-presidenti është vënë nën mbrojtjen e dy oficerëve të armatosur të policisë gjatë burgimit të tij, një masë që ka shkaktuar protesta nga sindikatat e burgjeve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet

Zhvillime të reja vijnë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku 35-vjeçari Refit Buzi dyshohet se i ka dhënë fund...
16:50 | 24/07/2026

Rrufeja godet tufën e deleve në Pogradec, ngordhin rreth 10 krerë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të premte në fshatin Dërdushë të Bashkisë së Pogradecit, ku një tufë delesh është goditur nga rrufeja gjatë...
16:08 | 24/07/2026

Liberia sekuestron rreth katër ton kokainë me vlerë 317 milionë dollarë

Autoritetet në Liberi kanë sekuestruar gati katër ton kokainë me një vlerë të përllogaritur prej rreth 317 milionë dollarësh, në atë që konsiderohet një nga...
18:59 | 23/07/2026