VIDEO/ Vranë 26 vite më parë shqiptarin dhe plagosën një tjetër, ekstradohen në Itali 2 kushërinjtë Sina

20 Mars 2026 | 19:38

Drejtësia italiane ka marrë në dorëzimin dy shtetas të dënuar për vrasje, të cilët u kapën në Dibër gjatë muajit mars 2025, në kuadër të operacionit policor të koduar “Difficult Conditions”.

Bëhet fjalë për dy kushërinjtë, Andon (alias Afrim) Sina, 52 vjeç, dhe Niko (alias Faslli) Sina, 49 vjeç, banues në fshatin Rreth-Kalë, Dibër, të cilët prej vitit 1999 fshiheshin në Shqipëri duke përdorur identitete të tjera. Të dy ishin të renditur në listën e 100 personave më të kërkuar në Itali.

Pas përfundimit të procedurave për ekstradim nga Interpol Tirana, shtetasit u dërguan këtë të premte drejt Italisë.

Ata janë dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit e Napolit, në vitin 2006, me nga 14 vjet e 11 muaj burgim secili, për veprat penale “Vrasja me dashje e kryer në bashkëpunim” dhe “Vrasja e mbetur në tentativë”.

Ngjarja për të cilën janë dënuar ka ndodhur më 22 shtator 1999 në komunën Gricignano d’Aversa, ku ata kanë vrarë me sende të forta dhe mjete prerëse shtetasin shqiptar B.C. dhe kanë plagosur rëndë shtetasin shqiptar F.S., për shkak të mosmarrëveshjeve mbi ndarjen e të ardhurave nga aktivitete të paligjshme.

Njoftimi i plotë i policisë

“Ekstradohen drejt Italisë dy shtetas të dënuar për vrasje, të kapur në Dibër në mars 2025, gjatë operacionit policor të koduar “Difficult Conditions”, i zhvilluar në kushte të vështira terreni dhe moti.

Dy kushërinjtë, të renditur në listën e 100 personave më të kërkuar në Itali, të cilët prej vitit 1999 fshiheshin në Dibër dhe përdornin identitete të tjera.

Operacioni për kapjen e tyre u zhvillua nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale, në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim të ngushtë me Zyrën e Ekspertit për Sigurinë në Shqipëri dhe Shërbimin për Bashkëpunimin Ndërkombëtar të Policisë.

Në përfundim të procedurave për ekstradim, ditën e sotme, nga Interpol Tirana, u ekstraduan drejt Italisë shtetasit:

Andon (alias Afrim) Sina, 52 vjeç;

Niko (alias Faslli) Sina, 49 vjeç,

të dy banues në fshatin Rreth-Kalë, Dibër.

Këta shtetas janë dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit e Napolit, në Itali, në vitin 2006, me nga 14 vjet e 11 muaj burgim secili, për veprat penale “Vrasja me dashje e kryer në bashkëpunim” dhe “Vrasja e mbetur në tentativë”.

Në komunën Gricignano d’Aversa, më datë 22.09.1999, kanë vrarë me sende të forta dhe mjete prerëse shtetasin shqiptar B. C. dhe kanë plagosur rëndë shtetasin shqiptar F. S., për arsye të lidhura me ndarjen e të ardhurave nga aktivitete të paligjshme”, njofton policia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026