Vidhnin makina luksoze në BE e i shisnin në Tiranë, goditet banda e mashtruesve

16 Shtator 2022 | 14:31

Gjashtë makina dhe një motor që dyshohet se janë vjedhur nga vendet e BE, janë sekuestruar ditën e sotme në Tiranë.

Policia bën me dije se një person është arrestuar, tre të tjerë janë proceduar penalisht dhe 5 bashkëpunëtorët e tyre janë shpallur në kërkim pasi akuzohen se trafikonin dhe tregtonin mjete të vjedhura në vendet e BE-së,

Në kuadër  operacionit “Luxury” u arrestua në flagrancë personi K. B., 52 vjeç, si dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë penalisht ndaj personave K. T., 26 vjeç, D. P., 46 vjeç dhe E. K., 27 vjeç.

Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit R. SH., 29 vjeç, I. G., 32 vjeç, V. P., 25 vjeç, I. H., 34 vjeç dhe U. B., 44 vjeç.

Nga veprimet hetimore personat lartpërmendur kanë bërë ndërhyrje në automjetet e trafikuara, duke modifikuar numrat e shasisë apo paketat elektronike.

Më pas automjetet i kanë shitur te persona të ndryshëm.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026