Vihet në skenën e Korçës shfaqja ‘Tregtari i Venedikut’ nga Uilliam Shekspir
Në teatrin Andon Zako Çajupi në Korçë është vënë në skenë shfaqja “Tregtari i Venedikut” nga dramaturgu i madh anglez Uilliam Shekspir.
Përpara shfaqjes regjisori Qëndrim Rijani tregoi se vënia në skenë e kësaj shfaqjeje ka qenë një përgjegjësi e madhe.
“Ardhja ime në Korçë për herë të katërt është një përgjegjësi më vete. Kjo ka qenë edhe një nga ato lëmshet e mia që kam pasur përpara se të bëj këtë shfaqje, a do arrijmë që përballë publikut të Korçës i cili vërtet pret, të plotësojmë dhe jemi në të njëjtin nivel që kemi qenë apo me mire. Besoj nga reagimet e njerëzve që kanë qenë mbrëmë kemi arritur një qëllim e se do tregojmë një punë të mirë e do dalim faqebardhë”, thotë regjisori i shfaqjes, Qëndrim Rijani.
Aktorët tregojnë veçantinë e kësaj shfaqjeje.
“Për mua vënia e Shekspirit në teatër të Korçës ishte një surprizë e madhe dhe për këtë falënderoj jo vetëm Qëndrimin që e mori përsipër këtë shfaqje, por e Zamiren e cila e ka kërkuar me vite këtë shfaqje në këtë teatër. E vumë me ne fund. Për mua është një mrekulli, aq më shumë aktorët që janë në vende të sakta dhe me karakter të veçanta, siç është roli im, që në jetën time nuk kam bërë ndonjë rol të tillë”, thotë Sotiraq Bratko.
“Për mua është privilegj e nder për të qenë në një periudhë për të qenë pjesë e këtij kasti aktorësh. Jemi përpjekur për të bërë diçka të mirë, uroj që korçarët e jo vetëm do e shijojnë”, thotë Adem Karaga.
“E vështirë në mendim të parë por e lehtë, të lehta ta bëjnë ata, ta bën Sotiraqi, Qëndrimi, Ademi. Të lodhur por të kënaqur e plot me qejf”, shprehet aktori Roerd Toce.
Shfaqja është pritur mjaft mirë nga publiku korçar i cili ka mbushur sallën e teatrit, ndërkohë që shfaqja do të jepet edhe javën tjetër.
Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
- 09:12 Polonia kap tre avionë luftarakë rusë pranë brigjeve të Baltikut
- 09:05 SHBA vendosi tarifa 25% ndaj mallrave braziliane, reagon presidenti i Brazilit: Nuk do t’i nënshtrohemi Amerikës
- 09:03 OKB: Pothuajse një në tre persona nuk mund të përballojë një dietë të shëndetshme
- 08:58 Ndërpritet në sekondën e fundit nisja e raketës Starship, pësoi 4 defekte motorësh
- 08:55 “Prindërit të ndihen të lehtësuar për sigurinë e fëmijëve në shkolla”, familja Cani reagon për deklaratën e kryeministrit
- 08:39 Garda Revolucionare e Iranit: Sulmuam një bazë amerikane në Kuvajt, u hakmorëm