Vijojnë protestat dhe grevat në Francë kundër reformës në pensione

23 Mars 2023 | 10:18

Qindra mijëra njerëz kanë vendosur të vazhdojnë grevat dhe protestat në Francë të enjten, pasi presidenti Emmanuel Macron u zotua të çojë përpara planin e tij për reformën e pensioneve, pavarësisht nga përshkallëzimi i zemërimit në të gjithë vendin.

Protestat kundër legjislacionit, i cili rrit moshën e daljes në pension me dy vjet, kanë tërhequr turma të mëdha në protesta të organizuara nga sindikatat që nga janari, shkruan REL.

Sindikatat e punëtorëve thanë se dita e nëntë e veprimit mbarëkombëtar të së enjtes do të tërheqë turma të mëdha kundër atyre që ata i përshkruajnë si “përbuzje” dhe “gënjeshtra” të presidentit Macron.

Macron ngjalli zemërim nga sindikatat dhe partitë opozitare të mërkurën kur hodhi poshtë thirrjet e tyre që ai të merrte parasysh kërkesat për të mos e çuar përpara këtë plan.

“Përgjigja më e mirë që mund t’i japim presidentit është se ka miliona njerëz në grevë dhe në rrugë”, tha Philippe Martinez, i cili drejton sindikatat.

Shumica e protestave kanë qenë paqësore, por zemërimi është rritur që kur qeveria e shtyu projektligjin në parlament pa votim, javën e kaluar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjuriç në Uashington, nis procesi i Dialogut Strategjik mes SHBA-së dhe Serbisë

Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Serbisë nisi të premten, më 17 korrik në Uashington. Takimin mes zyrtarëve amerikanë dhe...
17:54 | 17/07/2026

Garda Revolucionare: Kemi goditur bazën amerikane në Katar

Garda Revolucionare Islamike e Iranit (Pasdaran) deklaroi se ka shënjestruar bazën ajrore amerikane Al Udeid në Katar, në atë që e cilësoi si një operacion...
17:49 | 17/07/2026

Shpërthimi i Ebolës në Kongo, 7 amerikanë në karantinë pas ndalimit të udhëtimit nga SHBA

Shtatë punonjës amerikanë që ishin në Kongo për të luftuar shpërthimin e Ebolës po karantinohen në një strukturë të re izolimi në Kenia, pasi qeveria amerikane vendosi...
17:26 | 17/07/2026