Vijon aksioni për ndërtimet pa leje? Manastirliu përgjigjet për Euronews Albania
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu pas mbledhjes së qeverisë deklaroi se synimi i aksionit të qeverisë për ndërtimet pa leje është për të dekurajuar këtë fenomen në vend.
Ministrja sqaroi se asnjëherë nuk ndërhyhet në vendimet e organeve ligjzbatuese.
Gazetarja Eksiola Shehu: Çfarë po ndodh më këtë aksion a është ndërprerë? A ka një marrëveshje mes qeverisë dhe pronarëve të dy objekteve që janë sekuestruar?
Ministrja Manastirliu: Duhet të kuptojmë diçka më shumë rëndësi. Ne nuk kemi ndërhyrë dhe nuk do ta bëjmë asnjëherë të ndërhyjmë në vendimet e organeve ligjzbatuese, organeve kompetente. Ky është një vendim i qeverisë ka për synim thelbësor dekurajimin e ndërtimeve pa leje në Republikën e Shqipërisë.
Aksioni për ndërtimet pa leje
Pak javë më parë, qeveria nisi me bujë aksionin për konfiskimin e pallateve dhe kateve shtesë pa leje.
Euronews Albania ka identifikuar se janë rreth 30 ndërtime abuzive në tejkalim të lejeve të miratuara, në periferi, por edhe brenda vijës së verdhë të kryeqytetit. Për dy prej tyre dolën vetë ministrat e kabinetit në terren, po me 28 të tjerët çfarë po bëhet?
LEXONI GJITHASHTU:
- Ku ngeci konfiskimi i pallateve pa leje? Qeveria bie në heshtje pas aksionit 3-ditor
- Rama: Pallatet pa leje të milionerëve do konfiskohen, shkojnë për strehim social
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta