Vijon e stabilizuar situata e COVID në vend, tre raste të reja
Nga 3513 testime të bëra në 24 orë, tre persona rezultuan të infektuar me COVID-19, ndërsa raste aktive në gjithë vendin janë 52.
Fatmirësisht katër persona e kanë fituar betejën me virusin duke e çuar numrin e të shëruarve prej fillimit të pandemisë në 130.018.
Nga ana tjetër janë tre pacientë që po marrin trajtim spitalor të specializuar në Spitalin Infektiv.
Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë informon gjithashtu se nuk ka asnjë humbje jete nga COVID-19, gjë që konfirmon për të disatën ditë radhazi se situata e COVID-19 në vendin tonë po shkon drejt normalitetit.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 21
Shkodër 12
Elbasan 6
Durrës 5
Vlorë 3
Lezhë 2
Berat 2
Fier 1.
Nga fillimi i epidemisë kanë humbur jetën 2,456 persona, shumica e të cilëve me sëmundje të tjera bashkë. Qarku më i prekur nga epidemia e COVID-19 është qarku i Tiranës, i cili në statistikat e ministrisë renditet si qyteti që ka me më shumë humbje jete.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta