Vijon zjarri me përmasa gjigante në pikën e skrapit në Elbasan
Zjarri i madh që ka rënë në fabrikën ‘Kurum’ në Elbasan, ka marrë përmasa të mëdha. Pavarësisht se zjarrfikësit vijojnë ” luftën ” me flakët prej më shumë se 9 orësh zjarri vijon dhe intensiteti i tij sa vjen edhe shtohet.
Zjarri tashmë është përpahur në të gjithë pikën e grumbullimit të skrapit, akumuluar aty prej muajsh.
Kujtojmë që vatra e parë u krijua rreth orës 11:15, dhe dyshohet nga një shkëndijë e krijuar si pasojë e fërkimit të mbetjeve metalike.
Mesditën e sotme në Elbasan ishte edhe Drejtori i Agjencisë së Mbrojtjes Civile, Haki Çako, i cili tha se ndërhyrja nga ajri në vatrën e zjarrit është e pamundur pasi zjarri ka përmasa të mëdha dhe më efektive është ndërhyrja tokësore. Ai theksoi se problemi më i madh është ndotja dhe se zjarri mund të vijojë deri nesër, ndërsa gjendja nuk përbën rrezik as për zonën dhe as për banorët.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta