Vijon zjarri në pyllin e Pishporos/ Shefi i Emergjencave: Situata është e vështirë

30 Shtator 2023 | 13:17

Vijon prej disa ditësh zjarri në pyllin e Pishporos në Fier. Forca të shumta zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e flakëve ndonëse era e fortë ka ndikuar në përhapjen e tyre.

Të shtunën është kërkuar që të hapet një rrugë nga forcat e ushtrisë dhe ato zjarrfikëse për të izoluar pjesën e pyllit që po digjet.

Prefekti i Fierit, Lefter Shehaj thekson se sipërfaqja ka përshkruar 400 hektarë. Ai thotë se herë pas herë kanë tërhequr trupat që po punojnë për shuarjen e zjarrit për shkak të rrezikut.

Shefi i Emergjencave ka bërë një rezyme të situatës të zjarreve në zonën e Pishporos duke e quajtur një situate te vështirë.

Helikopteri ka qenë në fazë remonti ndaj ka qenë i pamundur përdorimi ndërsa është shprehur se nëse situata vijon problematike do të angazhohen edhe me shume reparte zjarrfikëse për të siguruar perimetrin e zjarrit.

Cako falënderoi edhe trupat qe po luftojnë prej 4 ditësh me zjarrin masiv i cili ka shkretuar dhjetëra hektar me pisha në  zonën e mbrojtur të Pishporos dhe Darezezës buzë Adriatikut.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026