‘Viktima nëpër bunkere’, rrëfimi i trishtë i luftëtarit në Mariuopol

22 Prill 2022 | 10:07

Një nga luftëtarët e fundit ukrainas që ndodhet në Mariupol tregon se fabrikat e çelikut janë shkatërruar dhe civilët janë bllokuar nën ndërtesat e shembura.

Duke folur nga uzina Azovstal, pjesa e fundit e Mariupolit që nuk është nën kontrollin rus, Svyatoslav Palamar tregon se kanë mbrapsur ushtrinë ruse.

“Unë gjithmonë them se për sa kohë jemi këtu, Mariupol mbetet nën kontrollin e Ukrainës”, shprehet luftëtari.

Kapiteni Palamar nënvizon se rusët kanë qëlluar mbi fabrikën e çelikut dhe kanë hedhur bomba në të.

“Të gjitha ndërtesat në territorin e Azovstal janë pothuajse të shkatërruara. Ata hedhin bomba, bomba që shkatërrojnë bunkerët të cilat shkaktojnë shkatërrime të mëdha. Ne kemi të plagosur dhe të vdekur brenda bunkerëve. Disa civilë mbeten të bllokuar nën ndërtesat e shembura,” tha kapiteni Palamar, shkruan BBC.

Pak ditë më parë, presidenti Vladimir Putin anuloi një sulm të planifikuar rus në fabrikën e çelikut.

Pjesa më e madhe e Mariupolit është shkatërruar nga bombardimet ruse.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin pretendon se ushtria ruse ka marrë nën kontroll qytetin e Mariupolit dhe ka shpallur fitoren në portin jugor të Ukrainës. Por, kjo deklaratë nuk pranohet nga pala ukrainase.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama poston videon nga Banjat e Bënjës: U tentua të krijohej një vatër e re nxitjeje, fitoi e vërteta

Kryeministri Edi Rama këtë të shtunë ka reaguar sërish përmes një postimi në ‘Facebook’ lidhur me gjendjen e Banjave Termale të Bënjës në Përmet. Ai...
22:39 | 27/06/2026

Eurodeputetja në Tiranë tha se Evropa është në Shqipëri, deputetja Ekonomi: Po, se ne jemi duke punuar për të hyrë në BE

Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ishte e pranishme këtë të shtunë në protestën që po mbahet në ditën e saj të 28-të në Tiranë, ku gjatë...
22:27 | 27/06/2026

Përfundojnë fjalimet përpara Kryeministrisë, me pankarta dhe flamuj në duar qytetarët nisin marshimin në kryeqytet

Pas përfundimit të fjalimeve para godinës së Kryeministrisë, protesta qytetare ka hyrë në fazën e saj të radhës, me nisjen e marshimit nëpër akset kryesore...
21:45 | 27/06/2026