Viktima shtetas kinez, policia jep detaje nga aksidenti i rëndë në Elbasan–Librazhd

27 Prill 2026 | 16:12

Policia e Shtetit ka zbardhur detaje nga aksidenti i rëndë i ndodhur këtë të hënë në aksin rrugor Librazhd–Elbasan ku humbi jetën një shtetas kinez dhe u plagosën 4 persona të tjerë.

Sipas informacionit paraprak, ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:50, ku një automjet i drejtuar nga shtetasi kinez T. H., 33 vjeç, është përplasur me një automjet tjetër me drejtues shtetasin V. M., 26 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën drejtuesi i automjetit, shtetasi kinez T. H. Ndërkohë, është dëmtuar edhe drejtuesi i mjetit tjetër, V. M., si dhe tre pasagjerë që ndodheshin në automjete. Të plagosurit janë transportuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Grupi hetimor po vijon punën për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja në Shkodër, flet i afërmi i viktimës: Konfliktin e dinë të gjithë, është ruajtur

Një i afërm i viktimës që u vra këtë të shtunë në Shkodër ka folur për mediat. Mark Koçeku ka deklaruar se viktima Aleksandër Koçeku kishte...
22:50 | 11/07/2026

Dy automjete përplasen në aksin Elbasan–Librazhd, një grua bllokohet në mjet

Dy automjete janë përplasur në aksin rrugor Elbasan–Librazhd, në afërsi të fshatit Mirakë. Aksidenti ka ndodhur në korsinë e Korridorit VIII, e cila ende nuk...
22:29 | 11/07/2026

“Tirona o nona”, Rama ndan pamje nga koncerti “YE”: Shqipëri e bukur europiane

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka ndarë pamje nga konceri “YE” i Kanye West në Kashar. Rama shkruan se në këtë koncert...
22:29 | 11/07/2026