Viktimat e COVID-19l Mbi 54% e qytetarëve s’u besojnë shifrave, Nikolla: Të dhënat mund të rishikohen
Mbi 54% e qytetarëve të pyetur në sondazhin e Euronews Albania nuk u besojnë shifrave zyrtare për numrin e viktimave nga COVID-19. Në sondazhin e dytë ka një rritje të mosbesimit nga 40.3% në 54.4%.
Zv.ministri i Shëndetësisë, Albert Nikolla tha se “qeveria ka bërë menaxhimin më të mirë të mundshëm të pandemisë” dhe përparësi i është dhënë shëndetit.
“Kushtetuta thotë të mbrojmë shëndetin e njerëzve nuk thotë të mbrojmë ekonominë”, tha ai.
Egla Bardhi, drejtore e shoqatës “Together for Life” thotë se përqindja e qytetarëve mosbesues mund të ishte edhe më e lartë.
Kurse për shifrat e viktimave, z. Nikolla tha se për shifra e lajmëruar nga shteti “nuk duhet të ketë as dyshimin më të vogël”, por nga ana tjetër shtoi se nuk përjashtohet mundësi që numri real të jetë më i lartë.
“Unë nuk e përjashtoj mundësinë që një person që ka vdekur nga COVID nuk është futur, por kjo nuk i bën të pavërteta këto shifra. Këto të dhëna mund të përmirësohen dhe shikohen më vonë”, tha ai.
Kurse kryeredaktori i Euronews Albania, Mentor Kikia thotë se “ka qytetarë që vdesin jashtë vendit dhe nuk klasifikohen si viktima apo edhe persona që ndërrojnë jetë në kushtet e shtëpisë”.

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 15:04 Kina dhe Rusia zhvillojnë stërvitje të përbashkët ajrore mbi Detin e Japonisë dhe në pjesën perëndimore të Oqeanit Paqësor
- 14:45 Bahreini: U shënjestruam nga dronë iranianë pas sulmeve amerikane ndaj Iranit
- 14:32 “Omega” përvëlon Europën, 94 milionë njerëz përballen me temperaturat ekstreme
- 14:17 Ministri i Brendshëm Lamallari për Euronews Albania: Mund të shpallen persona të tjerë “Non Grata”
- 14:02 Nga Chevrolet te raketat Patriot, Amerika ndryshon strategjinë ushtarake
- 13:36 KQZ certifikoi rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë, ja sa ulëse fituan LVV, PDK, LDK dhe AAK në Kuvend