Viraliteti i “Ballerina Cappuccina”/ Çfarë fshihet pas “Italian Brain Rot”?
Ballerina Cappuccina është një personazh i krijuar nga inteligjenca artificiale – një balerinë me një filxhan kapuçinoje në vend të kokës – që u bë sensacion viral në TikTok gjatë gjysmës së pare të vitit 2025.
Ajo arriti mbi 55 milion shikime dhe 4 milion pëlqime. Pamja e saj është e bukur dhe vajzërore, që këndon me një zë mashkullor.
Ajo është pjesë e një fenomeni të quajtur “Italian Brain Rot”, që përbëhet nga personazhe absurde të krijuara nga AI .
Personazhi i parë i “Italian Brain Rot” ishte Tralalero Tralala, një peshkaqen me këpucë të kaltër.
Shumë shpejt dolën edhe personazhe të tjerë: Bombardiro Crocodilo, një aeroplan ushtarak me kokë krokodili; Lirilì Larilà, një elefant me trup kaktus dhe pantofla.
Fabian Mosele, 26 vjeç, eshte një animator italian qe krijoi përmbajtjen e tij të parë “Italian Brain Rot” në mars dhe tani numeron mbi 70 milion shikime.
Këtë verë, një nga lojërat më të njohura ka qenë edhe Roblox, platformën falas online me rreth 111 milion përdorues aktivë në muaj.
Këngët absurde kanë treguar herë pas here edhe probleme të botës reale: Një klip i Bombardiro Crocodilo shkaktoi zemërim për shkak se dukej sikur po tallte luftën në Gaza.
Ekspertët thonë se ky trend është i rëndësishëm për t’u vëzhguar, sepse tregon shumë për gjeneratën më të re të të rinjve.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta