Raporti: 1 në 10 fëmijë janë obez, shkak ushqimet e proçesuara
1 në 10 fëmijë në botë janë obez. Raporti i fundit i Kombeve të Bashkuara ka nxjerr në pah se shifrat e obezitetit po rriten ndjeshëm duke bërë që në 2025 të numërohen rreth 188 milion fëmijë obez të moshës 5-19 vjeç.
Ajo çfarë ekspertët kanë vënë në dukje është se për herë të parë fëmijët obez kanë tejkaluar fëmijët nënpeshë, që sipas raportit janë nën 184 milion fëmijë.
Ndërsa përqindja e fëmijëve dhe adoleshentëve në moshë shkollore që janë nënpeshë ka rënë nga 13 në 9.2 % , nivelet e obezitetit janë rritur nga 3 në 9.4 %.
Në Evropën Perëndimore, rreth 25 % e fëmijëve dhe adoleshentëve në moshë shkollore janë mbipeshë, në një nivel thuajse të njëjtë me atë të dy dekadave më parë, tregon raporti.
Ekspertët fajsojnë ushqimet ultra të përpunuara si një nga shkaqet kryesore të rritjes së shkallës së obezitetit tek fëmijët në nivel global. Ato lidhen me obezitetin, presionin e lartë të gjakut, sëmundjet e zemrës dhe vdekjen e parakohshme.
Në disa vende, ushqimet ultra të përpunuara përbëjnë më shumë se gjysmën e kalorive totale ditore të fëmijëve.
Agjencia bëri thirrje për qeveritë që të ndërmarrin hapa për të përmirësuar ushqyerjen e fëmijëve, duke përfshirë kufizime në marketingun e ushqimit dhe etiketimin, ndalime të shitjes së ushqimeve të shpejta në shkolla, dhe programe sociale për të lehtësuar blerjen e ushqimeve të shëndetshme nga familjet me të ardhura të ulëta.
Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër
Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, PD vijon bojkotin
PD mbyll procesin e ristrukturimit të partisë, zbardhen emrat e ekipit te ri drejtues
- 09:27 Vizita e Von der Leyen në Kiev, momenti kur presidentja e KE-së dërgohet në bunker pas alarmit për sulm ajror (VIDEO)
- 09:18 Të dërguarit e BE-së nuk arrijnë të bien dakord për paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë
- 09:10 Irani paralajmëron SHBA-në: Do të shkatërrojmë infrastrukturën rajonale nëse goditet infrastruktura jonë
- 09:09 Dy anije përmbysen në brigjet e Mianmarit, humbin jetën mbi 500 persona
- 09:02 Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër
- 08:51 Raporti: SHBA shqyrton skenarë ushtarakë për Kubën, përfshirë dislokimin e mijëra trupave