Virusi i mistershëm prek lojtarët francezë, Argjentina vijon e qetë përgatitjet

17 Dhjetor 2022 | 11:58

Kombëtarja franceze vazhdon të ketë mungesa në përgatitjet për finalen e madhe të Botërorit.

Një virus gripi ka lënë jashtë stërvitjes qendërmbrojtësit francezë Raphael Varane dhe Konate.

Ekipi mjekësor nuk ka dhënë informacion të mëtejshëm për virusin, por thotë se lojtarët e prekur mbeten të izoluar.

Në gjysmëfinalen kundër Marokut në të cilën francezët fituan 2-0, Rabiot dhe Upamecano u lanë jashtë  formacionit edhe për shkak të kësaj sëmundjeje.

Ndërkohë, Argjentina nuk ka të sëmurë dhe po vazhdon përgatitjet për finalen e së dielës, në të cilën të dyja skuadrat do të luajnë për Kupën e Botës.

Franca dëshiron të bëhet skuadra e parë që fiton dy herë radhazi këtë kampionat, ndërsa albiçelestet duan të sigurojnë që Leo Messi të mos largohet pa një trofe të tillë.

Argjentinasit nuk e kanë fituar Kupën e Botës që nga Botërori i vitit 1986 i luajtur në  Meksikë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar

Didier Deschamps ka hyrë në historinë e Kampionatit Botëror, duke u bërë trajneri me më shumë ndeshje të drejtuara në historinë e turneut. Tekniku i...
22:17 | 14/07/2026

Ish-lojtari i Interit dhe Milanit, Dario Simic arrestohet për korrupsion në Kroaci

Leje të siguruara në mënyrë aspak transparente, madje në kundërshtim me ligjin, përmes korrupsionit. Sipas raportimeve të agjencisë kroate të lajmeve Hina, kjo është arsyeja...
21:44 | 14/07/2026

Milan-Modriç, ‘martesa’ duket se do të zgjasë, kroati drejt qëndrimit edhe për një sezon

Tërheqja nga futbolli mund të presë. Luka Modric duket se është i vendosur të luajë edhe të paktën për një sezon tjetër dhe këtë kërkon...
21:43 | 14/07/2026