Vit i zi për gazetarët, lufta në Ukrainë shkaku kryesor i vdekjeve
Në një vit që ka parë një rritje të vrasjes së gazetarëve për shkak të detyrës së tyre, shoqata Reporterët pa Kufij ka publikuar shifrat që tregojnë se plot 1 mijë e 668 janë vrarë në dy dekadat e fundit.
Lufta në Ukrainë ka qenë shkaku kryesor i vrasjeve në 2022-shin, me 8 gazetarë të vrarë që nga nisja e pushtimit.
57 gazetarë kanë humbur jetën në mbarë botën, 533 janë burgosur, 65 të tjerë janë marrë peng, ndërsa 49 të tjerë janë raportuar të humbur.
Organizata joqeveritare konsideron periudhën 2012-2013 si më fatalen për gazetarët në misione, me luftën në Siri që ishte faktori kryesor i vrasjes së reporterëve.
Por të vështira nuk kanë qenë vetëm zonat e luftës. Në dy dekadat e fundit Rusia është bërë vendi më i rrezikshëm për vrasjen e gazetarëve, si rasti i kritikes së Kremlinit, Anna Politkovskaja.
Edhe Franca është futur në top-listën e vendeve të rrezikshme të Evropës, por për shkak të sulmit terrorist ndaj redaksisë së revistës “Charlie Hebdo”, në 2015-n në Paris, ku mbetën të vrarë 12 vetë.
LEXONI GJITHASHTU
250-vjetori i SHBA-së, Trump shpall 16 ditë festime: Amerika është kthyer
Presidenti zviceran do të vizitojë SHBA-në, kërkon marrëveshje tregtare mbi taksat e Trump
Rubio viziton Bahreinin duke kërkuar mbështetjen e Gjirit për marrëveshjen me Iranin
- 10:55 Kërkesa e PD për mocionin me debat për protestën, Tabaku në Konferencën e Kryetarëve: Dëgjoni zërin e protestuesve
- 10:51 250-vjetori i SHBA-së, Trump shpall 16 ditë festime: Amerika është kthyer
- 10:43 Presidenti zviceran do të vizitojë SHBA-në, kërkon marrëveshje tregtare mbi taksat e Trump
- 10:35 Rubio viziton Bahreinin duke kërkuar mbështetjen e Gjirit për marrëveshjen me Iranin
- 10:17 Tërmetet e njëpasnjëshme në Venezuelë, Von der Leyen shpreh solidaritet për popullin venezuelian
- 10:17 Politikani rus dënohet me 7 vite burg për dy postime në rrjetet sociale kundër luftës