Viti 2021 në Apoloni, nga 141 mijë vizitorë, 93 mijë të huaj
Një numër i lartë turistësh është shënuar edhe në këto ditë shtatori në parkun arkeologjik të Apolonisë. Sipas punonjësve të parkut ajo që vihet re është shtimi i numrit të vizitorëve vendas të cilit zgjedhin të vizitojnë këtë park.
Ndikim ka pasur rruga e ndërtuar, gjithashtu koha post pandemisë ka ndikuar në rritjen e numrit të vizitorëve.
“Vizitorët vijnë nga vende të ndryshme por bie në sy rritja e numrit të vizitorëve shqiptar. Duke përfituar edhe nga rruga e re që i kalon pranë, por edhe nga rritja e interesit që vizitorët vendas të njohin vendin e tyre dhe sitet e trashëgimisë kulturoren. Në numrin e përgjithshëm dominojnë ende vizitorët e huaj, po krahasuar me vitet e shkuar vihet re një rritje e konsiderueshme e vizitorëve vendas,” – u shpreh Arian Dimo, punonjës i parkut.
Vizitorët tërhiqen nga historia por edhe nga elementët arkitektonik, elementët e skulpturës apo të artit të parkut të Apolonisë por mbi të gjitha mikpritja shqiptare në përgjithësi.
Parqet arkeologjike vitet e fundit janë kthyer në pika kyçe të atraksionit turistik. Vetëm në 2021-shin, me ngarkesën e efekteve të Pandemisë, nga 141 mijë e 547 vizitorë më shumë se 93 mijë prej tyre ishin të huaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja në Shkodër, flet i afërmi i viktimës: Konfliktin e dinë të gjithë, është ruajtur
“Tirona o nona”, Rama ndan pamje nga koncerti “YE”: Shqipëri e bukur europiane
Dy automjete përplasen në aksin Elbasan–Librazhd, një grua bllokohet në mjet
- 22:50 Vrasja në Shkodër, flet i afërmi i viktimës: Konfliktin e dinë të gjithë, është ruajtur
- 22:29 Dy automjete përplasen në aksin Elbasan–Librazhd, një grua bllokohet në mjet
- 22:29 “Tirona o nona”, Rama ndan pamje nga koncerti “YE”: Shqipëri e bukur europiane
- 22:21 Skenë madhështore dhe pjesëmarrje masive, pamje nga koncerti i Kanye West në Tiranë
- 22:10 Politikani amerikan ndalohet nga pushtuesit izraelitë në Bregun Perëndimor
- 22:06 Të paktën gjashtë të vrarë gjatë sulmeve ruse në Ukrainë