Vizat Shengen mund të kalojnë online vitin e ardhshëm
Komisioni Europian ka propozuar një ligj të ri për vizat Shengen, të cilat mund të kalojnë online vitin e ardhshëm.
Komisioni tha se udhëtarët do të kenë një sistem më të sigurt.
Cilat janë shtetet të cilave iu nevojitet viza Shengen?
Viza Shengen lejon udhëtarët të qëndrojnë për turizëm ose biznes në 26 vende europiane deri në 90 ditë, me një periudhë 180 ditore.
Udhëtarët të cilët janë nga vendet e BE-së , duke përfshirë dhe shtetet si Norvegjia, Zvicra dhe Lihtenshtajni janë të pajisur me vizën Shengen. Ndërsa vendet e BE-së, Bullgaria, Kroacia, Qiproja, Irlanda dhe Rumania janë të përjashtuara.
Për marrjen e kësaj vize edhe udhëtarët nga India, Kina dhe Afrika e Jugut duhet të aplikojnë.
Në vitin 2019, mbi 15 milionë njerëz përdorën viza Shengen për të udhëtuar nëpër Europë.
Si mund të aplikoni për vizën Shengen?
Në këtë periudhë, vizitorët duhet të dorëzojnë aplikimin në konsullatat e vendit të tyre.
Pas këtij procesi, ata duhet të kthehen personalisht për të marrë pasaportat e tyre ku brenda saj gjendet vula e vizës.
Sipas Komisionit, ky proces “rezultoi problematik gjatë pandemisë COVID-19”, dhe koha e përpunimit të vizave varion nga 2 javë deri në 60 ditë.
Komisionerja Europiane për Punët e Brendshme, Ylva Johansson tha se procesi i lodhshëm burokratik duhet të evoluojë.
Si do të funksionojë sistemi dixhital për vizat Shengen?
Aplikantët për vizën Shengen do të jenë në gjendje të aplikojnë dhe të paguajnë për vizën e shtetit që ata dëshirojnë të vizitojnë, përmes një platforme të BE-së e cila do gjendet në internet.
Platforma do të përcaktojë automatikisht se cili vend Shengen është përgjegjës për shqyrtimin e një aplikacioni.
Aplikantët për herë të parë do të duhet të vizitojnë një konsullatë për mbledhjen e identifikuesve biometrikë.
Propozimi do miratohet nga Parlamenti dhe Këshilli Europian në muajt e ardhshëm.
LEXONI GJITHASHTU:
Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar