Vizita e Vuçiç në Kosovë, Lajçak-Hotit: Pengesa dëmton përpjekjet për marrëveshje mes palëve

27 Nëntor 2020 | 08:45

Kosova dhe Serbia javën e kaluar kanë arritur një “marrëveshje mirëkuptimi” për të pezulluar vizitat e ndërsjella, për aq kohë sa do të zgjasin gërmimet në varrezat e dyshuara masive, ku mendohet se janë varrosur civilët shqiptarë, të vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Kjo është konfirmuar edhe nga Zëdhënësi i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano

“Ne nuk komentojmë marrëveshje diplomatike apo të mirëkuptimit, të cilat i ka ndërmjetësuar BE-ja me apo mes partnerëve tanë. Por, në këtë rast konkret, mund të konfirmoj, pa hyrë në detaje, se ne kemi ndërmjetësuar një mirëkuptim të tillë mes Kosovës dhe Serbisë lidhur me vizitat e ndërsjella”, ka deklaruar Stano.

Mësohet se marrëveshja u arrit përmes përfaqësuesit të posaçëm për dialogun, Miroslav Lajçak, dhe ai parashikoi që palët të përmbahen nga kërkesa për vizita në Serbi ose Kosovë.

Por reagimi publik i ministres së Jashtme ku deklaron se nuk do të lejohet presidenti serb të vizitojë Kosovën ka sjellë dhe reagimin publik të Lajçak.

Ky në një letër dërguar kryeministrit Hoti thotë se mosrespektimi i të dy marrëveshjeve për lirinë e lëvizjes dhe vizitat dërgon një sinjal shumë negativ për besueshmërinë e Kosovës si palë në procesin e dialogut dhe dëmtojnë përpjekjet për të normalizuar marrëdhëniet.

Iniciativa për këtë marrëveshje u nis për shkak të “nxitimit të papritur të kërkesave” të paraqitura për vizita në Kosovë dhe Serbi, në kohën kur filluan gërmimet në një vend ku dyshohet për një varrezë masive të shqiptarëve të Kosovës të vrarë gjatë luftës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026