Vizita zyrtare në Tiranë, Rama pret në kryeministri presidentin francez Macron

17 Maj 2025 | 09:13

Kryeministri Edi Rama priti mëngjesin e kësaj të shtune në kryeministri presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

Të dy udhëheqësit shtrënguan duart dhe realizuan një foto zyrtare, përpara se të zhvillonin një konferencë të përbashkët për shtyp.

Presidenti Macron ndodhet në Shqipëri për një vizitë zyrtare më 17 maj, pas pjesëmarrjes së tij një ditë më parë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian, të mbajtur në Tiranë.

Kjo është vizita e tij e dytë në vendin tonë brenda një periudhe të shkurtër kohe, por e para që e shoqëron edhe bashkëshortja e tij, Brigitte Macron.

Në orën 09:30 është planifikuar nënshkrimi i disa marrëveshjeve dypalëshe në fushat e mbrojtjes, turizmit dhe energjisë.

Vizita do të vijojë me deklaratën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Rama, e cila është parashikuar të mbahet mes orës 10:00 dhe 10:15.

Më tej, të dy liderët do të marrin pjesë në forumin ndërkombëtar “Iniciativa e Investimeve të së Ardhmes”, ku të pranishëm do të jenë edhe dhëndri i ish-presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner, dhe ish-kryeministri italian, Matteo Renzi.

Një ditë më parë, pas përfundimit të samitit, presidenti Macron dhe kryeministri Rama inauguruan shkollën prestigjioze franceze të kodimit “Ecole 42”, e dedikuar për zhvillimin e teknologjisë dhe inovacionit.

Në këtë kuadër, u nënshkrua edhe marrëveshja e bashkëpunimit Shqipëri–Francë për inovacionin, nga ministrat përkatës të dy vendeve.

Në fushën e mbrojtjes, ministri francez Sébastien Lecornu firmosi një marrëveshje teknike për blerjen nga Shqipëria të një sistemi vëzhgimi ajror nga një kontraktor industrial francez.

Në nder të delegacionit francez, kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij, Linda Rama, shtruan një darkë zyrtare në Pallatin e Brigadave.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pse vala vdekjeprurëse e të nxehtit në Evropë nuk është për shkak të një fenomeni natyror të motit

Evropianët po vuajnë nga vala e fundit e të nxehtit, për të cilën ekspertët thonë se po “përforcohet nga ngrohja afatgjatë” – jo nga El...
18:25 | 24/06/2026

BE-ja shkurton afatin e pranimit të Ukrainës për shkak të rezistencës hungareze

E përballur me rezistencë të përtërirë nga Hungaria, BE-ja është detyruar të ndryshojë planet dhe tani synon të zhbllokojë dy, në vend të pesë, grupeve...
18:18 | 24/06/2026

Sanchez hedh poshtë kritikat për korrupsion

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez të mërkurën, 24 qershor, hodhi poshtë akuzat për “korrupsion të përhapur” kundër socialistëve të tij, pasi një ish-ndihmës i lartë u...
18:14 | 24/06/2026