Vjedhja e Luvrit, firma gjermane slogan të ri për ashensorin e përdorur nga hajdutët
4 hajdutët që grabitën muzeun e Luvrit përdorën një kamion të vogël me një ashensor lëvizëse. Kjo makineri e përdorur nga hajdutët ka befasuar një kompani gjermane e cila pas pamjeve të publikuara nga vendi i ngjarjes zbuloi se ishte produkt i tyre.
Këtë vëmendje të madhe kompania e ka përdorur për të bërë një slogan dhe reklamë të re duke nxjerrë në pah cilësitë e makinerisë që është e shpejtë dhe nuk bën zhurmë.
“Kur duhet të veprosh shpejt” është slogani i ri reklamues për kompaninë Böcker, e cila ka selinë në qytetin Werne pranë Dortmundit.
Postimet përmbajnë një fotografi të ashensorit të mobiljeve Agilo, tashmë të famshëm në botë, të cilin hajdutët e përdorën për të hyrë në muze. Kompania shkruan se pajisja mund të mbajë deri në 400 kg thesare me 42 metra në minutë dhe është aq e qetë sa një pëshpëritje.
Shefja e marketingut, Julia Scharwatz, tha se ajo dhe bashkëshorti i saj, drejtori ekzekutiv i firmës, Alexander Böcker po lexonin lajmet së bashku në internet të dielën kur panë fotografinë nga grabitja që tregonte një nga produktet e tyre.
“Pasi u bë e qartë se askush nuk ishte lënduar, filluam të bënim disa shaka dhe të mendonim slogane që i gjenim qesharake”, tha ajo.
Ajo tha se stafi. partnerët dhe klientët i kontaktuan dhe menduan se duhet të bëjnë diçka me këtë. Të hënën në mëngjes, fushata ishte krijuar dhe bë virale. Sipas saj postimet në Instagram arrijnë deri në 1.7 milion.
“Është çmenduri. 99% e reagimeve ishin pozitive. Mund ta kuptoj që nuk është humori i të gjithëve, por shumica e njerëzve po e shijojnë”, shtoi ajo.
Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës
Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës