English

Vjelja e mjaltit në Maqedoni, bletërritësit kanë më pak prodhim

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Mjalti duhet të jetë pjesë e ushqimit tonë të përditshëm, pasi rrit imunitetin dhe lufton disa sëmundje. Kështu shprehen bletërritësit në Maqedoninë e Veriut.

- Advertisement -

Statistikat tregojnë se një qytetar konsumon më pak se një kg mjaltë gjatë 1 viti. Bletërritësit janë të detyruar të shesin mjaltin me çmim të ulët në një kohë kur shumica e produkteve kanë pësuar rritje.

“Çmimi është shumë i lirë, edhe pse shpenzimet janë rritur. Kosheret qëndrojnë në zona të thella, kështu që na duhet ti vizitojmë çdo ditë dhe rrjedhimisht rritet kosto. Qytetarët duhet ta konsumojnë çdo ditë, jo vetëm kur sëmuren”- tha Jane Markov kryetar i Federatës së bletarëve në Maqedoni.

Bletërritësi Petre Caposki ka zgjedhur të trashëgojë biznesin e familjes. Ai merret çdo ditë më bletët, por thekson se këtë dëshirë nuk e sheh më te gjenerata e re.

“Ky është biznes familjar, fillimisht e nisa si hobi, më pas mu kthye në profesion. Ne si bletërritës përballemi me shumë probleme, ndërsa Serbia e prodhon mjaltin dhe e eksporton, pasi politikat shtetërorë shkojnë përshtat me punën e bletërritësve. Në Maqedoni mungojnë investimet dhe mbështetja nga shteti, kjo ndikon edhe tek numri I ulët sipërmarrësve, sidomos gjenerata e re”- tha Petre Caposki, bletërritës.

Blerësit vlerësojnë mjaltin sipas çmimit dhe cilësisë.

“Më pëlqen mjalti i bagremit. Është më i lehtë për konsum të përditshëm. Çmimet janë normale, krahasuar me cilësinë”

“Unë jam nga Letonia. U gjenda këtu dhe po provoj mjaltin natyral, me pëlqen dhe do blej. Mjalti këtu është shumë më i lirë se sa në vendin tonë”- shprehen blerësit.

Një familje që merret me rritjen e bletëve në Maqedoninë e Veriut prodhon mesatarisht 8-10 kg, por ka edhe nga ata që i kalojnë 40 kg prodhim në vit. Në Maqedoni numërohen 7 mijë bletërritës dhe 30 mijë koshere me bletë.

LEXONI GJITHASHTU: 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Altin Dumani paraqiti raportin e Prokurorisë së Posaçme, si e vlerësoni punën e SPAK për vitin 2023?
×