Juniku: Dyshojmë se personi që kërcënoi aktoren është një nga familjarët e vajzave

5 Nëntor 2022 | 21:05

Aktorja Kaltrina Zeneli, e cila publikoi videon ku dhunohet e moshuara Minire Nura është kërcënuar.

Ndërkohë prokurori Dorjan Juniku, i cili po merret me çështjen e dhunimit të së moshuarës Minire Nura para pak ditësh në azilin “Orenda” në Pejë, në një intervistë për “Review” në Euronews Albania, tha se dyshojnë se kërcënuesi është një nga familjarët e vajzave të arrestuar.

“Ne për një kërcënim të tillë kemi njoftuar dhe kolegët në Prokurorinë Themelore në Prishtinë duke qenë se kërcënimi është kryer nëpërmjet rrjeteve sociale. Dyshojmë se kërcënuesi është dikush nga familjarët e vajzave”- tha ai.

Dy infermieret, Aurona Pelaj dhe Altina Rexhepi dhunuan të moshuarën, teksa Remize Kuqi ka filmuar. Ato kanë përfunduar në pranga të Policisë dhe janë pezulluar, bashkë me një punëtore tjetër.

Gruaja që u dhuna nga infermierja e qendrës është nëna e një ushtari të UÇK që ka dhënë jetën në luftën me Serbinë. Ajo është nëna e Taulant Reshat Nura, dëshmori që ra në Betejën e Qabratit.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dom Mark Pashkja: Njoh njerëz që kanë ndryshuar gjininë, kanë bërë operacione dhe janë penduar

Dom Mark Pashkja i ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me terapinë hormonale për personat transgjinorë. Dom Pashkja ka...
21:48 | 31/05/2026

Pastori Pano: Terapia me hormone për transgjinorët po shkatërrojnë familjet!

Pastori Akil Pano i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me udhëëzimin nga Ministria e...
21:06 | 31/05/2026

“Po luajnë teatër për BE-në,” aktivisti: Terapia hormonale një tjetër shfaqje për t’i rënë në sy

Aktivisti, Gentian Serjani i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me udhëzimin nga Ministria e...
20:48 | 31/05/2026