Dhuna ndaj të moshuarës, prokurori: Të pandehurat mundohen të justifikojnë ngjarjen
Prokurori Dorjan Juniku, i cili po merret me çështjen e dhunimit të së moshuarës Minire Nura para pak ditësh në azilin “Orenda” në Pejë, është shprehur se tre infermieret e arrestuara janë mundur që të justifikohen para autoriteteve në lidhje me rastin.
Në një intervistë për emisionin “Review” në Euronews Albania, Juniku u shpreh se justifikimi i tyre nuk vlen, pasi fjalët e tyre bien në kundërshtim me videon që u publikua në rrjetet sociale.
“Ato ende nuk janë shpallur fajtore, jemi ende në fazën hetimore. Fajtore mund t’i quajmë pas përfundimit të procesit gjyqësor.
Të treja janë mbrojtur para autoriteteve, janë mundur që të justifikojnë veprimin se kanë qenë të sulmuara, por kjo gjë nuk qëndron fare, pasi shihet qartë çdo gjë në video. “- tha ai.
Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar masën e paraburgimi prej 30 ditësh për të treja ish- infermieret të cilat akuzohen se në bashkëpunim me njëra-tjetrën kanë sulmuar fizikisht të moshuarën në azilin “Orenda” në Pejë.
Dy infermieret, Aurona Pelaj dhe Altina Rexhepi dhunuan të moshuarën, teksa Remize Kuqi ka filmuar. Ato kanë përfunduar në pranga të Policisë dhe janë pezulluar, bashkë me një punëtore tjetër. Gruaja që u dhuna nga infermierja e qendrës është nëna e një ushtari të UÇK që ka dhënë jetën në luftën me Serbinë. Ajo është nëna e Taulant Reshat Nura, dëshmori që ra në Betejën e Qabratit.
LEXONI GJITHASHTU:
“Mund të anulohet samiti i NATO-s në Shqipëri në 2027 prej buxhetit?” Profesor Shala jep shpjegimin
“Arrestime, investime miliardëshe..”, gazetari: Ankaraja e blinduar për Samitin e NATO-s, Trump do pritet me një delegacion të madh
Samiti i NATO-s më 7-8 korrik, Meçollari: Shqipëria nuk plotëson kriteret e NATO-s për buxhetin, harxhuam më pak
- 18:23 Trump: Ja udhëzimi që kam lënë nëse Irani ndërmerr një sulm ndaj meje
- 18:13 Hungaria i bashkohet Prokurorisë Publike Evropiane, hapet rruga për hetime mbi fondet e BE-së
- 17:57 SHBA pezullon sulmet ndaj Iranit por mban gati objektivat ushtarakë, prioritet diplomacia
- 17:56 Rama mesazh me foton e Flamingove për BE-në: Thanë se negociatat u bllokuan, puna e tyre janë llafet! Fjala jonë është puna
- 17:39 Takimi Kurti-Hamza përfundon pa rezultat konkret, vijojnë negociatat për institucionet e reja në Kosovë
- 17:31 Rikonstruktohet aksi Qafë Qelë–Koman, përmirësohet rruga drejt një prej zonave turistike në veri