Vjena tërhiqet nga mbyllja e rrugës kryesore për Eurovisionin, shkak moti me shi
Autoritetet në Vjenë kanë vendosur të mos mbyllin një nga rrugët kryesore të qytetit, gjatë gjysmëfinales së parë të Eurovision Song Contest 2026, që mbahet këtë të martë.
Fillimisht ishte planifikuar një bllokim i qarkullimit për shkak të fluksit të madh të fansave që pritet të mblidhen në kryeqytetin austriak. Megjithatë, parashikimet e motit me temperatura të ulëta dhe reshje shiu kanë bërë që organizatorët të rishikojnë vendimin.
Sipas autoriteteve, pritet që pjesëmarrja në zonën e Eurovision Village të jetë më e ulët se zakonisht, ndaj nuk është e nevojshme të vendosen kufizime të mëdha në trafik.
Edhe pse sheshi nuk do të mbyllet, masat e sigurisë mbeten të forta. Policia do të jetë e pranishme në zonat kryesore të eventit, ku zhvillohet gara, për të garantuar rendin dhe sigurinë e fansave.
Gjysmëfinalja e parë e Eurovision Song Contest 2026 zhvillohet në mbrëmje dhe sjell në skenë 17 shtete që garojnë për një vend në finalen e madhe më 16 maj.
BE ndan 20 milionë euro për të promovuar paqen në Kaukazin Jugor
1 në 3 evropianë pret rënie të standardit të jetesës, shkak rritja e çmimeve
Portugalia lançon modelin e parë të inteligjencës artificiale
- 21:24 Brazili me mungesa kundër Norvegjisë, Lucas Paqueta ka një dëmtim në kofshë pas ndeshjes me Japoninë
- 21:12 Nesër sërish protestë para Parlamentit në orën 10:00
- 21:06 BE ndan 20 milionë euro për të promovuar paqen në Kaukazin Jugor
- 21:01 Britania: 80 mijë dollarë gjobë ose dënim me burg për punëdhënësit që marrin punëtorë të paligjshëm
- 20:52 Zelensky i përgjigjet Rusisë: Ukraina godet rafinerinë më të madhe dhe kryesore të naftës (VIDEO)
- 20:33 U ngjitën në majë të Empire State për të shpalosur një banderolë, arrestohet çifti pas propozimit për martesë