Vjeshta e nxehtë e Evropës, temperaturat deri në 4 gradë mbi mesataren sezonale
Austria, Belgjika, Franca, Gjermania, Polonia dhe Zvicra sapo regjistruan shtatorin më të nxehtë në histori.
Në Gjermani dhe Belgjikë, mesatarja e temperaturave ishte 4 gradë Celsius mbi normalen. Ndërsa në Francë 3.5 gradë. Por në ditën e parë të tetorit rekordet e të nxehtit u thyen në disa rajone të vendit.
Në Bordo njerëzit janë mësuar me të ashtuquajturën “vera indiane”, por në të njëjtën kohë kanë nisur të shqetësohen.
“Është shqetësuese sepse nuk është normale dhe çdo vit moti zgjatet e zgjatet. Të paktën kështu më duket mua. Sidomos vapa, duket sikur është gusht, kur jemi në tetor,” – tha një grua.
“Mund ta shijosh motin, por është shumë shqetësuese. Është e frikshme,” – u shpreh një burrë.
Temperaturat kanë vazhduar të ngjiten edhe në fillim të tetorit. Në Qipro, ato pritet të mbeten mbi 30 gradë Celsius këtë javë; ndërsa në disa rajone të Spanjës dhe Portugalisë do të jenë afër 40-gradëshit.
Në Itali, piku i vapës mbi 30 gradë pritet të dominojë në këto ditë të tetorit në disa rajone. E njohur si “otobrata”, ajo vjen për shkak të anticiklonit afrikan “Apollo”.
LEXONI GJITHASHTU:
Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë
Lavrov: Sulmet e SHBA-së ndaj Iranit mbyllin dyert për marrëveshje
BE hedh poshtë pretendimet e administratës Trump se GJPN-ja kërcënon sovranitetin e SHBA
- 21:44 Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 21:44 Ish-lojtari i Interit dhe Milanit, Dario Simic arrestohet për korrupsion në Kroaci
- 21:43 Milan-Modriç, ‘martesa’ duket se do të zgjasë, kroati drejt qëndrimit edhe për një sezon
- 21:31 Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
- 21:31 “Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
- 21:25 Arrestohet 39-vjeçari në New York, kërcënoi me vrasje djalin e Donald Trump