Vjosa Osmani: Serbia të pranojë gjenocidin në Kosovë, po mban varur dialogun
Në seancën e sotme të Kuvendit, Vjosa Osmani, e cila po ushtron detyrën e presidentit të vendit deklaroi se mospranimi i fajit nga Serbia lidhur me gjenocidin e kryer mbi shqiptarët, po e mban të varur dialogun.
Osmani deklaroi më tej se me Serbinë do të ketë dialog vetëm për njohje të ndërsjellë dhe duke kërkuar që ai shtet të pranojë peshën e fajit.
“Ky është pengu i cili e mban të varur dialogun, pra mos-pranimi i fajit nga Serbia, mbajtja peng e mbi 1600 qytetarëve tanë si të zhdukur me dhunë, e mbi të gjitha mungesa e drejtësisë për viktimat e gjenocidit serb. Por ne nuk mund të heshtim e nuk do të rreshtim së punuari që paqja të mbretërojë në të gjitha hapësirat që jetojmë sepse ky është interes i qytetarëve tanë e interes i yni strategjik. E paqja është e mundur vetëm atëherë kur thuhet dhe pranohet e vërteta, e vërteta e vetme e cila nuk mund të ndryshojë kurrë e as të përmbyset është ajo që ka ndodhur para syve të të gjithë botës, e vërteta e vetme e që nuk mund të përmbyset është që Serbia kreu gjenocid kurse ne ishim viktima të këtij gjenocidi”, tha Osmani.
Sipas Osmanit fshehja e informatave nga Serbia, lidhur me vendndodhjen e trupave të shqiptarëve të zhdukur, është vazhdim i krimit sistematik që Serbia po vazhdon të kryejë.
Lexoni gjithashtu:
Përveç Kizhevakut, në Serbi janë gjetur 2 varreza të tjera masive
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër