Vllaznia gati për rumunët në Conference League, priten 10 mijë tifozë
Vllaznia do të përballet me ekipin Rumun të Universitatea Craiova në ndeshjen e vlefshme për turin e dytë eleminator të Conference League.
Shkodranët do të luajnë shansin e tyre të parë përballë Rumunëve ditën e nesërme në orën 21:00 në stadiumin “Loro Boriçi” ku pritet një numër i konsiderueshëm spektatorësh.
Pas rreth 2 javësh grumbullim në Austri, kuq e blutë janë grumbulluar në Shkodër dhe duken plotësisht gati për këtë përballje.
“Jam i sigurt që Vllaznia ka ardhur në gjendje optimale dhe mund të them që luajtja direkt në turin e dytë, na ka bërë mirë për faktin se kemi pasur kohë më tepër për t’u përgatitur”, u shpreh Josa.
Për kapitenin Erdenis Gurishta, përballja është shumë e fortë dhe shpreson të ketë të njëjtin impenjim me të cilin një vit më parë, Vllaznia përmbysi rezultanin 3-1 të ndeshjes së parë përballë Siroki Brijeg .
“Objektivi ynë vitin e kaluar ishte kalimi i turit të parë, ia arritëm qëllimit. Këtë radhë kemi shans tëluajmë në turin e dytë. Të japim maksimumim dhe të mendojmë edhe kualifikimin”, tha ai.
Përpara këtij takimi, problematike mbetet vetëm gjëndja fizike e Liridon Latifit i cili me shumë gjasë nuk do të nisë si titullar këtë takim.
Interesimi i tifozëve duket i lartë për këtë ndeshje. Aktualisht janë shitur rreth 3 mijë bileta ndërsa pritshmëritë janë për mbi 10 mijë tifozë.
LEXONI GJITHASHTU
Paraqitje pozitive ndaj Izraelit, Sherri: Nder dhe krenari të vesh atë fanellë, nuk do e harroj kurrë!
Dy trofe në këtë sezon, Interi “shpërblen” me kontratë të re trajnerin Chivu, detajet
Andoni Iraola emërohet trajneri i ri i Liverpoolit
- 21:00 Paraqitje pozitive ndaj Izraelit, Sherri: Nder dhe krenari të vesh atë fanellë, nuk do e harroj kurrë!
- 21:00 Dy trofe në këtë sezon, Interi “shpërblen” me kontratë të re trajnerin Chivu, detajet
- 20:54 Andoni Iraola emërohet trajneri i ri i Liverpoolit
- 20:44 Parandalohet sulmi me bombë në një aeroport në Kaliforni, arrestohet 49-vjeçari
- 20:24 Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë (VIDEO)
- 20:18 Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë