Vlora çel sezonin turistik 2026, mijëra qytetarë marrin pjesë në koncert në zemër të Lungomares

9 Maj 2026 | 21:12

Vlora çel në mënyrë madhështore sezonin turistik 2026. Me një koncert spektakolar në zemër të Lungomares, mijëra qytetarë dhe turistë kanë mbushur sheshin për të festuar nisjen e një sezoni që premton të jetë fantastik për qytetin bregdetar.

Në skenën e ngritur pranë detit performuan disa nga këngëtarët më të njohur shqiptarë, duke krijuar një atmosferë festive që zgjati deri në orët e vona të mbrëmjes. Muzika, fishekzjarret dhe energjia e publikut e kthyen Lungomaren në epiqendrën e festës.

Aktivitetet e organizuara gjatë gjithë ditës, nga garat sportive deri te spektaklet artistike, sollën gjallëri në çdo cep të qytetit, ndërsa hapja zyrtare e sezonit turistik konfirmoi edhe një herë Vlorë si një nga destinacionet më të preferuara të verës në Shqipëri.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)

Një 28-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili u gjet i plagosur rëndë në një rrugë në Leicester të Britanisë së Madhe ndërsa pavarësisht ndërhyrjes, ai...
14:46 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026