Vlora katër ditë pa ujë, reagon Kryeministri Edi Rama: Vlonjatëve të mi i kërkoj ndjesë

29 Dhjetor 2025 | 14:41

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot lidhur me situatën problematike të krijuar në Vlorë gjatë katër ditëve të fundit, ku është përjetuar një krizë mungese uji. Mungesa e ujit është shoqëruar me protesta dhe revolta, deri në përplasje fizike mes qytetarëve dhe policisë, të cilët kanë reaguar pranë institucioneve.

Në një postim në “X”, Rama shprehet se defekti i rëndë daton që nga vitet 2009-2010 dhe lidhet me një instalim që, sipas tij, është bërë jashtë standardeve. Më tej, Kryeministri thekson se punonjësit po vijojnë punën e palodhur në këtë operacion, i cili është, sipas tij, shumë i vështirë. Nga ana tjetër, ai përfundon me ironi duke shprehur se kjo situatë është pasojë e “syrit të keq”, për të gjitha vitet e mira që, sipas tij, kanë kaluar për Vlorën.

Reagimi i Ramës:

Drejt aeroportit të Stambollit për të ardhur sot brenda ditës, pjesët e reja hidraulike për riparimin e difektit të rëndë në ujësjellësin e Vlorës, ku në vitin 2009-2010 janë instaluar pjesë  hidraulike jashtë standarteve, që nuk e kanë mbajtur dot më presionin e ujit dhe për pasojë tubacioni ka shpërthyer…

Respekt për punën e palodhur të punëtorëve të ujësjellësit Vlorë, që nën drejtimin e drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve,  inxhinierit të njohur Flauers Shoshi, i cili prej disa ditësh e netësh gjendet në krye të operacionit të vështirë, po bëjnë të pamundurën për ta mbyllur këtë plagë të hapur në trupin e Vlorës prej një mine të vjetër nga një kohë e zezë për Vlorën🙏

Vlonjatëve të mi u them ndjesë për tërë këtë peripeci të pamerituar dhe siç thoshin gjyshet tona plasi më në fund edhe syri i keq pas tërë këtyre viteve të mira për Vlorën, e ja që kush i do të keqen Vlorës, veç të keqen do i marrë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deputetët e opozitës godasin tavolinat, PS voton rezolutat për institucionet e pavarura

Me foltoren e Kuvendit të bllokuar nga deputetët e opozitës dhe me zhurma të krijuara nga goditjet e tavolinave, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, hapi...
15:41 | 23/07/2026

Bardhi dhe Balliu hedhin ujë drejt Ramës, përjashtohet nga seanca kreu i grupit të PD-së (VIDEO)

Deputetët e opozitës vijuan të mbanin të bllokuar foltoren e Parlamentit ndërsa kryetari, Niko Peleshi, miratoi kërkesën e kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant...
15:23 | 23/07/2026

Opozita bllokon foltoren, mazhoranca miraton propozimin e Ballës për kalimin direkt në votim

Pas bllokimit të foltores së Kuvendit nga deputetët e opozitës, mazhoranca miratoi me votë propozimin e Taulant Ballës për të kaluar drejtpërdrejt në votimin e...
15:03 | 23/07/2026