Vlora sërish nën regjimin e krizës së ujit, defekti i rëndë regjistrohet në rrjetin kryesor të ujësjellësit

12 Maj 2026 | 08:30

Problemet me furnizimin me ujë të pijshëm janë rikthyer në qytetin e Vlorës, pas një defekti të rëndë të regjistruar në rrjetin kryesor të ujësjellësit. Ndërprerja ka prekur disa zona të qytetit, ndërsa autoritetet lokale kanë nisur ndërhyrjen për riparimin e avarisë.

Ujësjellës Kanalizime Rajoni Vlorë bëri të ditur se shkak i situatës është një dëmtim në tubacionin kryesor 500, pranë zonës së “Miramare”, çka ka detyruar stakimin e të gjitha stacioneve të furnizimit me ujë.

Sipas UKV-së, ekipet teknike ndodhen në terren dhe po punojnë pa ndërprerje për rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit normal për qytetarët. Institucioni thekson se ndërhyrja është e domosdoshme për të shmangur dëmtime të tjera në rrjetin e ujësjellësit.

Në njoftimin zyrtar, UKV kërkon mirëkuptimin e banorëve deri në stabilizimin e situatës, ndërsa paralajmëron se punimet pritet të zgjasin gjatë gjithë natës.

Kjo nuk është hera e parë që qyteti përballet me probleme të tilla. Në muajin dhjetor, Vlora qëndroi për katër ditë pa ujë për shkak të një tjetër defekti në rrjetin kryesor, situatë që preku mijëra familje dhe biznese. Në atë rast, riparimi u realizua vetëm pas mbërritjes nga Turqia të pjesëve hidraulike të nevojshme për sistemin.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Amnistia Penale, 72 të dënuar lirohen sot nga burgu i Drenovës dhe Pojskës

Këtë të mërkurë nga institucioni i vuajtjes së dënimit të Drenovës lënë qelitë e këtij burgu 60 persona të dënuar për vepra penale të ndryshme...
08:14 | 15/07/2026

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026