Vodafone Business dhe Fortinet, partneritet global për sigurinë në punët hibride

7 Maj 2025 | 20:53

Vodafone Business dhe Fortinet njoftuan një partneritet të gjerë në rang global, duke shtrirë shërbimet e tyre të konverguara të rrjeteve dhe sigurisë kibernetike në më shumë vende në Evropë dhe Azi, si edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Së bashku, këto dy kompani po ndihmojnë bizneset të përmbushin nevojat e ndërlidhjes për fuqinë punëtore hibride apo edhe të përballen me kërcënimet kibernetike gjithmonë në rritje dhe përherë e më të sofistikuara, duke bashkuar rrjetin dhe sigurinë në një shërbim të vetëm e të pandërprerë.

Ndërmarrjet e mëdha dhe të mesme në Gjermani apo tregje të tjera evropiane, si edhe bizneset shumëkombëshe të cilat marrin  shërbim përmes Vodafone Business International, tani mund të përfitojnë nga Shërbimet e Rrjetëzimit të Sigurt të Vodafone Business.

Shërbimet që do të rrjedhin nga ky partneritet integrojnë rrjetin me zonë të gjerë të zhvilluar nga softueri (SD-WAN) i Fortinet, lider në industri, si edhe zgjidhjet e sigurisë me bazë në cloud -in e FortiSASE, që t’iu vijnë në ndihmë organizatave për t’i bërë rrjetet e tyre më të sigurta.

Ato iu ofrojnë punonjësve akses të sigurt e të besueshëm në aplikacionet e punës, pavarësisht vendndodhjes së tyre. Vodafone Business ofron shkallën dhe shtrirjen e nevojshme për të mbështetur transformimin digjital të sigurt në rreth 192 vende në mbarë botën

Ky moment i rëndësishëm vjen në një kohë kur po rriten ndjeshëm rastet e incidenteve të sigurisë kibernetike, përfshirë hakerimet, shkeljet e të dhënave dhe inxhinierinë sociale, të cilat u shtuan ndjeshëm në Bashkimin Evropian gjatë gjysmës së parë të vitit 2024, sipas Agjencisë së Bashkimit Evropian për Sigurinë Kibernetike (ENISA).

Në kuadër të partneritetit mes Vodafone Business dhe Fortinet, bizneset mund të blejnë shërbime të integruara të përshtatura për nevojat e tyre dhe që gëzojnë asistencë dhe suport nga ekspertët e sigurisë kibernetike dhe shërbimit të menaxhuar të rrjetit të Vodafone Business.

Klientët mund të zgjedhin nga katër opsione menaxhimi, duke përfshirë menaxhimin 24/7, rrjetin dhe sigurinë e bashkëmenaxhuar, garanci të ndryshme të nivelit të shërbimit dhe shërbime profesionale që përfshijnë service discovery, dizajnin, zbatimin dhe trajnimin.

Duke kombinuar (bashkuar) shtrirjen e tyre globale dhe ekspertizën e thellë në siguri, Vodafone Business dhe Fortinet fuqizojnë kompanitë të zbulojnë dhe të përgjigjen shpejt ndaj kërcënimeve, duke reduktuar rrezikun ndërkohë që mbrojnë operacionet dhe besimin e klientëve.

Qëllimi i Vodafone është të lidhë për një të ardhme më të mirë, duke përdorur teknologjinë për të përmirësuar jetën, bizneset e për të ndihmuar në përparimin e shoqërive të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse.

Vodafone është i përkushtuar për të reduktuar ndikimin e tij mjedisor dhe për të arritur emetime zero deri në vitin 2040.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulohet “planeti rozë”, teleskopi James Webb zgjidh misterin 10-vjeçar

Astronomët më në fund kanë zgjidhur misterin e “planetit rozë ” të famshëm, një botë e çuditshme e vendosur 57 vite dritë larg, e cila...
09:48 | 29/06/2026

Dua Lipa hap Bibliotekën Manifesto, një hapësirë kushtuar librave të ndaluar dhe të censuruar

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, ka inauguruar Bibliotekën Manifesto, një hapësirë kushtuar librave të ndaluar dhe të censuruar, e cila do të jetë pjesë...
09:32 | 29/06/2026

Putin: Po presim negociatorët amerikanë për Ukrainën, pas çtensionimit të krizës me Iranin

Presidenti rus Vladimir Putin tha të dielën se po “priste” mbërritjen e negociatorëve amerikanë për të rifilluar bisedimet mbi luftën në Ukrainë, kur Uashingtoni është më pak...
09:30 | 29/06/2026