English

Vodhën çantën me para dhe sende personale, arrestohen një 20-vjeçar dhe 2 të mitur

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga tre të rinj të moshave 20 vjeç dhe dy 17-vjeçarë për veprën penale “Vjedhje” në lagjen “Perash”.

- Advertisement -

Nga kallëzimi i një pronari të një berberhane se në subjektin e tij 3 shtetas kishin vjedhur çantën me para dhe sende personale të një klienti, policia e Shkodrës, në kuadër të operacionit “Door”, identifikoi dhe vuri në pranga autorët e dyshuar të rastit.

Konkretisht, u arrestuan shtetasi K. P., 20 vjeç dhe dy 17-vjeçarë.

Vijojnë hetimet për të dokumentuar vjedhje të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?