English

Vodhën para dhe vegla pune në banesat e 2 qytetarëve, arrestohen 2 autorët

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Dy persona Xh. L., 24 vjeç dhe një 17-vjeçar janë arrestuar në Gjirokastër në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”.

- Advertisement -

Ata dyshohen të jenë autorët e dy vjedhjeve të realizuara në muajt tetor dhe dhjetor në dy banesa në qytet.

 Njoftimi i policisë

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimeve të qytetarëve, për 2 raste vjedhjesh, në muajt tetor dhe dhjetor, 2023, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër kanë bërë të mundur, në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, identifikimin, kapjen dhe vënien në pranga të autorëve të dyshuar të këtyre rasteve, shtetasve Xh. L., 24 vjeç dhe të një 17-vjeçari.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë vjedhur në 2 banesa në qytetin e Gjirokastrës, një shumë parash dhe disa vegla pune.

Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?