Vodhi një shumë parash në një banesë, arrestohet 28-vjeçari
Një 28-vjeçar, i dënuar më parë për vepra penale në fushat e vjedhjes, narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje, u arrestua të hënën nga policia e Cërrikut.
Uniformat blu bëjnë me dije se 28-vjeçari, vodhi një shumë parash prej 420 në banesën e një 67-vjeçari.
Gjithashtu pas kryerjes së vjedhjes së parë, 28-vjeçari ka tentuar të vjedhë edhe në një banesë tjetër, në fshatin Shushicë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
“Komisariati i Policisë Cërrik, pas marrjes së denoncimit për vjedhjen e një shume parash në një banesë, në fshatin Shushicë, Cërrik, ka organizuar punën për kapjen e autorit dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe procedurale është identifikuar, kapur dhe vënë në pranga shtetasi Xh. S., 28 vjeç, banues në fshatin Shushicë, Cërrik”, thuhet në njoftimin e policisë.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta