Vodhi varëse floriri dhe kanosi pronarin e argjendarisë, arrestohet 38-vjeçari në Elbasan

27 Mars 2026 | 12:44

Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Elbasanit, pasi dyshohet se vodhi varëse floriri në një argjendari dhe më pas kanosi pronarin e saj.

Ngjarja ka ndodhur më 25 mars 2026, në lagjen “Namazgja”, ku shtetasi me inicialet B. H., banues në Elbasan, dyshohet se ka marrë 3 varëse floriri nga një argjendari.

Sipas policisë, gjatë ndërhyrjes së pronarit për t’i rimarrë sendet e vjedhura, autori e ka kanosur atë që të mos e kallëzonte dhe më pas është larguar me vrap.

Më pas, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e 38-vjeçarit.

Mësohet se i arrestuari është i dënuar më parë për krime kundër personit dhe pasurisë, ndërsa hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026