Vokshi: Ministrja Kushi mungoi në gjyq, duhet të japë dorëheqjen

29 Qershor 2022 | 14:54

Këtë të mërkurë, deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi mori pjesë në seancën gjyqësore për një padi të bërë ndaj ministres së Arsimit Evis Kushi, për tezat e provimit të maturantëve, të cilat dolën para provimeve.

Vokshi tha se sot është zhvilluar seanca e parë, ndërsa ministrja e Arsimit Evis Kushi nuk ishte pjesë e kësaj seance.

Ajo nënvizoi edhe njëherë që Kushi duhet të japë dorëheqjen, pasi sipas saj së bashku me kryeministrin Edi Rama e kanë kthyer Arsimin në celulë të PS.

“Kjo qeveri është armike e dijes dhe e zhvillimit. Nxënësit tanë po lenë shkollën dhe braktisin Shqipërinë. Pa dijen, pa arsimin, pa rininë, Shqipëria është në rrezik. Si prind, u bëj thirrje nxënesve dhe prindërve të tyre, t’i bashkohen protestës më 7 korrik”, u shpreh deputetja.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)

Një 28-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili u gjet i plagosur rëndë në një rrugë në Leicester të Britanisë së Madhe ndërsa pavarësisht ndërhyrjes, ai...
14:46 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026