Volejbolli “ndez motorët”, vajzat e Skënderbeut synojnë titullin kampion

4 Shtator 2023 | 20:06

Kur kanë mbetur dhe 10 ditë nga nisja e kampionatit kombëtar të volejbollit për femra, skuadra e Skënderbeut po përgatitet për sezonin e ri.

Edhe pse vjet vajzat korcare fituan të gjitha kupat në edicionin e kaluar, synimi për këtë sezon është triumfi në kampionat, pasi një vit më parë, titullin e rrëmbeu Tirana në ndeshjen e fundit.

Për të arritur objektivin, trajneri Orlando Koja tregon se vajzat po kryejnë përgatitje intensive.

“Objektivat janë duke nisur nga kupat ballkanike, kupa e federatës, kampionati, kupa pavarësia, liga Gjergj Kastrioti, titulli kampion. Të arritshme, po punojmë fort, skuadra është më e kompletuar se vitin e kaluar, ku na munguan disa lojtare zëvendësuese, këtë vit kemi bërë një formacion shumë komplet, besoj se do ja arrijmë qëllimit.

Vjet kishim një pasuese, sivjet kemi dy, vjet dy qendra këtë vit kemi 3, vjet dy anësore, këtë vit kemi 3 anësore, pra jemi kompletuar si organikë “,-tha Orlando Koja , trajner i Skënderbeut në volejboll për femra

Skuadra e Skënderbeut është fuqizuar edhe në merakto me lojtare vendase, por nuk mungojnë as ato me eksperiencë.

E tillë është volejbollistja kosovare Zyla Kadriu, e cila la Amerikën për të provuar një eksperiencë të re në kampionatin shqiptar të volejbollit.

“Pas eksperiencës 4 vjeçare në USA kisha dëshirë të rifilloja karrierën time si profesioniste në trojet shqiptare, në Kosovë apo Shqipëri. Mirëpo erdha këtu tek Skënderbeu sepse dihet suksesi i këtij ekipi, eksperienca dhe profesionalizimi i trajnerit. Tani kam dy javë këtu, po stërvitemi dy herë në ditë, vajzat janë shumë të mira e kanë qenë javë të bukura. Shumë punë e disiplinë “,-tha Zyla Kadriu, volejbolliste.

Kampionati starton më 15 shtator dhe dy skuadrat që duket se do të garojnë me njëra-tjetrën për titullin kampion mbeten Skënderbeu dhe Tirana. Vajzat Korçare ndeshjen e parë do ta luajnë kundër Vllaznisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)

Një 28-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili u gjet i plagosur rëndë në një rrugë në Leicester të Britanisë së Madhe ndërsa pavarësisht ndërhyrjes, ai...
14:46 | 15/07/2026

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026