Volejbollistja 20-vjeçare gjendet e vdekur në pishinë gjatë një feste në Palermo

2 Gusht 2025 | 20:30

Një vajzë 20-vjeçare u gjet e vdekur mbrëmjen e kaluar në një pishinë gjatë një feste të organizuar në një vilë private në Bagheria, pranë Palermos.

Viktima është Simona Cina, një lojtare premtuese volejbolli, e cila sipas hetimeve paraprake, ra në ujë dhe nuk arriti të shpëtonte.

Shërbimet mjekësore mbërritën në vendngjarje, por vetëm konfirmuan vdekjen e saj. Trupi i të resë u sekuestrua dhe është urdhëruar autopsia.

Alarmi u dha rreth orës 04:30 të mëngjesit, kur disa prej miqve e gjetën trupin e saj në fund të pishinës rreth 2 metra të thellë. Në festë ishin rreth 80 persona, të cilët janë marrë në pyetje gjatë gjithë natës.

Hetimet – ADN dhe gjurmë gjaku në vendngjarje

Një nga të rinjtë që mori pjesë në festë është dërguar për testim të ADN-së, pasi në vilë u gjetën gjurmë gjaku. I riu ka deklaruar se ishte lënduar pasi goditi një makinë nga inati kur mësoi për vdekjen e Simonës. Megjithatë, hetimet për këtë element të çështjes do të vijojnë.

Familja kërkon sqarime: “Ka shumë pikëpyetje”

Avokati i familjes, Gabriele Giambrone, ka ngritur dyshime lidhur me rrethanat e vdekjes së Simonës: “Ka shumë gjëra që nuk përputhen. Për një kohë të gjatë askush nuk besoi se Simona ishte në ujë. Pishina është e vogël dhe vila ishte e mbushur me të rinj. Për më tepër, ajo u gjet me fytyrën lart, çka nuk përputhet me një rënie të zakonshme. Edhe nëse ka pësuar ndonjë shqetësim në ujë, si është e mundur që askush nuk e pa?”

Lamtumira nga ekipi i saj

“Simona ishte një vajzë e gëzuar dhe plot jetë. Volejbolli ishte gjithçka për të,” – u shpreh Paolo Di Maggio, president i ACDS Capacense Volley. “Luajti me ne deri vitin e kaluar, dhe gjatë verës merrte pjesë në turne plazhi. Një humbje e madhe për komunitetin dhe sportin.”

Simona dhe pasioni për volejbollin

Simona Cina kishte luajtur për vite me radhë me ekipin Capacense, përpara se të përqendrohej në volejbollin e plazhit, ku ishte renditur e 257-ta në nivel global. Ajo kishte marrë pjesë në një festë diplomimi të një mikeshë nga Palermo, së bashku me disa shoqe të saj nga Capaci. Studente e shkencave sportive në Palermo, ajo pritej të nisej në shtator për një shkëmbim studimesh Erasmus. Përveç volejbollit, ishte edhe një surfiste e talentuar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbyllet afati i katërt për përmbushjen e reformave nga Plani i Rritjes, KE do të dalë me një vlerësim

Dita e fundit e muajit qershor ishte afati përfundimtar në kuadër të periudhës së katërt raportuese për vendet e Ballkanit Perëndimor për t’i përmbushur reformat...
11:20 | 02/07/2026

Mbi 1,000 hektarë digjen nga zjarret në Francën jugore

Më shumë se 1,000 hektarë tokë janë përfshirë nga zjarret në Francën jugore, ndërsa qindra zjarrfikës vijojnë betejën me flakët në kushte të vështira, të...
09:34 | 02/07/2026

BE ndan 20 milionë euro për të promovuar paqen në Kaukazin Jugor

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi të mërkurën në Baku një program prej 20 milionë eurosh për të mbështetur paqen në Kaukazin...
21:06 | 01/07/2026