Von der Leyen dhe Macron, pro reformimit të Bashkimit Evropian
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen celebroi të hënën Ditën e Evropës, me një mesazh solidariteti për Ukrainën dhe me premtimin për plotësimin e kërkesave të qytetarëve për ta bërë bllokun më të gjelbër, më të drejtë dhe më efikas.
Von der Leyen ndoqi një ceremoni të mbajtur në Parlamentin Evropian në Strasburg, ku mori konkluzionet e një procesi konsultimi mes qytetarëve dhe institucioneve të BE-së, për përcaktimin e prioriteteve të Unionit.
Kërkesa për unanimitet është fajësuar gjithmonë për ngadalësimin dhe madje bllokimin e veprimeve të BE-së.
Për Von der Leyen, vendimet e rëndësishme duhet të reduktohen në emëruesin e përbashkët më të ulët.
“Kam argumentuar gjithmonë se votimi unanim në disa fusha kyçe nuk ka më kuptim nëse duam të lëvizim më shpejt”, u shpreh Ursula von der Leyen.
Propozimet do të ekzaminohen nga Parlamenti Evropian, qeveritë e vendeve anëtare dhe vetë Komisioni.
“Dua të jem e qartë se gjithmonë do të jem në krah të atyre që duan ta reformojnë BE-në, që ai të funksionojë më mirë. Ju na treguat se ku dëshironi që të shkojë kjo Evropë, tani na takon neve të ndërmarrim hapat për ta çuar atje duke përdorur në maksimum traktatet ekzistuese, ose duke i ndryshuar ato në rast nevoje”, tha Ursula von der Leyen.
Në të njëjtën linjë, presidenti francez Emanuel Macron deklaroi se reformimi i traktateve të BE-së është i nevojshëm për ta bërë Unionin më efikas.
Gjithashtu, Macron u shpreh në favor të një “komuniteti të ri politik evropian”, që do t’u lejonte vendeve jashtë BE-së të bashkohen me vlerat evropiane.
“Ky organizim i ri i Evropës duhet t’u lejojë vendeve demokratike evropiane të aderojnë në vlerat tona bazike, të gjejnë një hapësirë të re bashkëpunimi në fushat e politikës, sigurisë, energjisë, transportit, infrastrukturës dhe sidomos në fushat ku angazhohen të rinjtë. Bashkimi me këto vlera nuk do të thotë patjetër anëtarësim, por as mbyllje të dyerve për ata që u larguan”, tha Macron.
Më tej, duke komentuar rizgjedhjen e tij, Macron u shpreh se ajo ishte një sinjal se qytetarët francezë dëshironin Evropën e bashkuar.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)
Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:46 Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve