Von der Leyen: E ardhmja e kontinentit është në rrezik
Pushtimi rus i Ukrainës është “një moment i së vërtetës për Evropën” dhe e ardhmja e kontinentit është në rrezik, thotë shefja e BE-së Ursula von der Leyen.
“Fati i Ukrainës është në rrezik, por edhe vetë fati ynë”, tha presidentja e Komisionit Evropian në Parlamentin Evropian.
Lufta ruse në Ukrainë është betejë mes sundimit të ligjit dhe sundimit të armës, tha ajo.
Ajo ka paralajmëruar se BE-ja nuk do të pranojë kurrë qëndrimin se Ukraina nuk ka të drejtë të ekzistojë dhe ka dënuar agresionin e paprovokuar të presidentit rus, Vladimir Putin.
Ajo ka thënë se Moska po synon të ndajë komunitetin ndërkombëtar, mirëpo e ka arritur “krejtësisht të kundërtën” duke cituar koordinimin e bllokut evropian me aleatët.
BE-ja ka reaguar “me shpejtësi të dritës” për të prezantuar pakon më të madhe të sanksioneve në historinë e bllokut, e cila do të ketë ndikim të madh në ekonominë ruse, ka shtuar ajo.
Von der Leyen ka pasur fjalë të ashpra edhe për oligarkët rusë:
“Mos u gaboni, ne do të bllokojnë edhe asetet e tyre, qofshin jahte, apo makina luksoze”.
Ajo e ka bërë edhe dallimin mes Kremlinit dhe popullit rus.
“Ekziston një Rusi tjetër përveç tankeve të Putinit dhe ne e zgjasim dorën e miqësisë për këtë Rusinë tjetër”, ka thënë mes tjerash ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
BE vendos tarifë 3 euro për importet e lira online, preken platformat e njohura të shitjeve
Vala rekord e të nxehtit në Spanjë, shkaku i mbi 1,000 vdekjeve të lidhura me nxehtësinë
Irlanda merr Presidencën e radhës të Këshillit të BE-së
- 13:30 Makina përmbyset pas përplasjes në aksin Lushnjë–Berat, 6 të plagosur, mes tyre 3 fëmijë (VIDEO)
- 13:29 Dhunoi gazetarin në Tiranë, shpallet në kërkim autori
- 13:18 Presidenti bjellorus fal 32 të dënuar, 28 prej të cilëve u burgosën për ekstremizëm
- 13:17 BE vendos tarifë 3 euro për importet e lira online, preken platformat e njohura të shitjeve
- 13:10 Trump poston një shqiponjë gjigante mbi Shtëpinë e Bardhë, mediat amerikane vënë në dyshim autenticitetin
- 13:03 “Më shumë se futboll”: Bosnja para ndeshjes historike me SHBA-në