Von der Leyen: E mirëpres diplomacinë e SHBA-s për paqe, por nevojitet më shumë punë

26 Nëntor 2025 | 09:49

Kryetarja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, ka folur për përpjekjet e fundit të planit të paqes midis Rusisë dhe Ukrainës.

Von der Leyen tha se i mirëpriti përpjekjet për paqe të udhëhequra nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump, të cilat sipas saj shërbejnë si një pikënisje e dobishme.

Megjithatë, ajo tha se nevojiten shumë më tepër përpjekje dhe theksoi se çdo marrëveshje e ardhshme duhet të arrijë një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme që siguron sigurinë si të Ukrainës ashtu edhe të Evropës në përgjithësi.

Këto komente të Von der Leyen vijë pas disa ditësh, ku presidenti Trump hartoi plani fillestar prej 28-pikash, ku nga shumë evropian u pa si më i favorshëm për Moskën.

Ndërkohë, pas bisedimeve në Gjenevë, drafti u reduktua në 19 pikë, me zyrtarët ukrainas që vunë në pah se disa nga çështjet më të ndjeshme, përfshirë garancitë e sigurisë për Kievin, vazhdojnë të mbesin në tavolinë të bisedimeve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë

Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka publikuar këtë të enjte propozimet e përzgjedhura për dizajnin e serisë së ardhshme të kartëmonedhave euro dhe ka hapur një...
22:33 | 23/07/2026

Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite

Raporti “Ndërtimi i Gazës nga e Para”, i bashkëautorizuar nga Oxfam, Instituti i Kërkimeve të Politikave Ekonomike të Palestinës (MAS) dhe Qendra Tregtare e Palestinës...
22:26 | 23/07/2026

BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat, nafta dhe “flota në hije”

Këshilli i Bashkimit Evropian ka miratuar paketën e 21-të të masave kufizuese kundër Rusisë, duke zgjeruar sanksionet ndaj sektorëve që, sipas Brukselit, mbështesin ekonominë ruse...
21:13 | 23/07/2026