Von der Leyen mbështet moshën minimale për akses në rrjetet sociale

24 Shtator 2025 | 19:04

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka mbështetur thirrjet për një moshë minimale për akses në mediat sociale. Vendet e BE-së si Greqia, Franca dhe Danimarka, siç vëren Politico, kanë bërë presion në muajt e fundit për të vendosur një moshë dixhitale të pjekurisë, duke argumentuar se mediat sociale shkaktojnë dëme tek të miturit.

“Gjithnjë e më shumë vende të Bashkimit Evropian besojnë se ka ardhur koha për të përcaktuar një ‘moshë digjitale të pjekurisë’ për përdorimin e rrjeteve sociale. Dhe duhet të them, si nënë e shtatë fëmijëve dhe gjyshe e pesë nipërve e mbesave, që e ndaj plotësisht këtë qëndrim”, deklaroi ajo gjatë një aktiviteti në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Megjithatë, mënyra se si do të zbatohet kjo është objekt debati të nxehtë midis politikëbërësve. Australia ka vendosur një moshë minimale prej 16 vjeç për regjistrimin e llogarive në disa faqe të mediave sociale që nga fundi i vitit. Duke folur së bashku me kryeministrin australian Anthony Albanese, von der Leyen konfirmoi planet për të ngritur një komitet të BE-së që do të “vlerësonte se cilat masa kanë kuptim në nivel evropian”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët

Inteligjenca artificiale po përdoret gjithnjë e më shumë në spitalet europiane, nga diagnostikimi i sëmundjeve deri te përmirësimi i organizimit të punës, por mungesa e...
22:27 | 16/07/2026

Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar

Grupi i Miqve të Iniciativës Globale për Zhvillim (GDI) i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të mbështesë rolin qendror koordinues të Kombeve të Bashkuara (OKB) në...
22:19 | 16/07/2026

“Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, JD Vance, ka bërë akuza ndaj disa anëtarëve të qeverisë izraelite, duke i akuzuar ata se kanë tentuar të ndikojnë...
22:18 | 16/07/2026