Von der Leyen: Ndërprerja e gazit rus për Poloninë dhe Bullgarinë provokim
Vendimi i Rusisë për ndërprerjen e furnizimit me gaz në Poloni dhe Bullgari është një veprim agresiv që BE-ja e konsideron si një formë shantazhi, tha presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.
“Ne do të sigurojmë që vendimi i Gazprom të ketë ndikimin më të vogël të mundshëm tek konsumatorët europianë”, tha Von der Leyen, raporton BBC.
Presidentja e KE paralajmëroi gjithashtu ofruesit europianë të energjisë të dalin kundër kërkesave ruse për të paguar gazin e tyre në rubla, duke thënë se kjo është një shkelje e sanksioneve të BE-së.
“Pagesa në rubla, nëse kjo nuk është parashikuar në kontratë, është shkelje e sanksioneve tona”, tha Von der Leyen.
Ajo tha se kompanitë pa kontrata që specifikojnë pagesën në rubla nuk duhet të dorëzohen në kërkesat ruse pasi do të ishte “rrezik i lartë” për to.
LEXONI GJITHASHTU:
Britania dënon sulmet Huthi ndaj cisternave saudite
Gomarët që po parandalojnë përhapjen e zjarreve masive në Spanjë sfidojnë përpjekjet e teknologjive të larta
Kina do të rrisë prodhimin e energjisë nga era dhe dielli me më shumë se 50% në pesë vjet
- 19:59 Britania dënon sulmet Huthi ndaj cisternave saudite
- 19:46 Gomarët që po parandalojnë përhapjen e zjarreve masive në Spanjë sfidojnë përpjekjet e teknologjive të larta
- 19:13 Kina do të rrisë prodhimin e energjisë nga era dhe dielli me më shumë se 50% në pesë vjet
- 19:07 Senati amerikan shton Iranin në projektligjin për sanksionet
- 19:04 Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
- 18:59 Liberia sekuestron rreth katër ton kokainë me vlerë 317 milionë dollarë