Von der Leyen: Nëse ngociatat me Trump dështojnë, BE do përgatisë masa hakmarrëse
Bashkimi Evropian është i gatshëm të vendosë taksa ndaj gjigantëve të teknologjisë amerikane nëse negociatat me Presidentin Donald Trump për uljen e tarifave për mallrat evropiane dështojnë, raportoi Financial Times për atë çfarë ka deklaruar presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
“Ne po përgatisim masa hakmarrëse,” deklaroi von der Leyen, duke përmendur mundësinë e taksimit të të ardhurave nga reklamat dixhitale të kompanive si Meta, Google dhe Facebook. “Ka një gamë të gjerë kundërmasash… në rast se negociatat nuk janë të kënaqshme.”
BE-ja njoftoi dje pezullimin për 90 ditë të tarifave hakmarrëse ndaj SHBA-së, pas vendimit të njëjtë të Trump për një pauzë 90-ditore të tarifave të tij “reciproke”. Blloku evropian ishte prekur nga tre lloje tarifash amerikane: një taksë 25% për çelikun dhe aluminin, një tjetër 25% për makinat, si dhe një tarifë 20% për mallrat e tjera.
Megjithëse tarifa “reciproke” është pezulluar, Trump vazhdon të aplikojë një taksë 10% ndaj një sërë partnerësh tregtarë, përfshirë Bashkimin Evropian.
Në përgjigje, BE-ja po shqyrton mundësinë e vendosjes së një “bazuke” tregtare, e cila do të synonte shërbimet amerikane, dhe në veçanti gjigantët e teknologjisë. “Një shembull është që ju mund të vendosni një taksë mbi të ardhurat nga reklamat e shërbimeve dixhitale,” theksoi von der Leyen.
Në një deklaratë të enjten, ajo u shpreh se BE-ja është e përkushtuar ndaj negociatave konstruktive me SHBA-në, por paralajmëroi se kundërmasat do të hyjnë në fuqi nëse nuk arrihet një marrëveshje.
Zelensky do të udhëtojë drejt SHBA-së, zbulon se do të takohet me presidentin Trump në Uashington
Një muaj pas tërmeteve vdekjeprurëse, venezuelianët ende kërkojnë të dashurit e tyre nën rrënoja
Tentohet të vidhet një bankë në Gjermani, vritet një punonjës gjatë pengmarrjes. Arrestohet 20-vjeçari autor i krimit
- 13:11 Rama: Fitorja e 83 mandateve ishte bekim dhe mallkim njëkohësisht
- 13:10 116 forca në terren, vijon puna për shuarjen e zjarrit mes Lekasit dhe Voskopojës (VIDEO)
- 12:54 Rama: Zvërneci është tokë private, përjetimi i protestuesve ishte se po e shisnim Shqipërinë
- 12:51 Ligji për zonat e mbrojtura, Rama: Ky konflikt i stisur do zgjidhet për bukuri nga direktivat e BE
- 12:40 Rama liston ‘mësimet’ nga protesta: Epoka e mungesave është mbyllur, u hap epoka e pritshmërive
- 12:31 Rama: Në bulevard nuk ishte një protestë, por një pasqyrë që shoqëria na e vuri përpara për të parë vetveten