Von der Leyen: Sulmi i Hamasit është një “akt terrori”, u vranë të pafajshëm

11 Tetor 2023 | 13:48

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha se sulmi i kryer nga grupi militant Hamas kundër civilëve në Izrael ishte një “akt terrori” dhe pasqyronte “një të keqe të lashtë”.

“Në agimin e Shabatit, të shtunën e kaluar, e gjithë bota u zgjua nga tmerri. Qindra njerëz të pafajshëm u vranë me gjakftohtësi,” tha von der Leyen të mërkurën në takimin javor të komisionerëve evropianë në Bruksel.

“Terroristët e Hamasit vranë gra dhe fëmijë në shtëpitë e tyre. Këta të pafajshëm u vranë për një arsye të vetme. Për të qenë hebrenj dhe duke jetuar në shtetin e Izraelit. Është një e keqe e lashtë, e cila na kujton të kaluarën më të errët dhe na trondit të gjithëve deri në palcë, tha ajo, duke theksuar se ne duhet të jemi të qartë në përcaktimin e këtij lloji tmerri. Është terrorizëm dhe është një akt lufte”-përfundoi ajo.

I ftuar në takim ishte ambasadori i Izraelit në BE dhe NATO, Haim Regev.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve

Byroja Federale e Hetimeve, FBI po ofron një shpërblim deri në 15,000 dollarë për informacione që do të ndihmojnë në identifikimin dhe arrestimin e personit ose...
12:40 | 15/07/2026

SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa

Shtetet e Bashkuara nisën sulme ndaj Iranit për natën e katërt radhazi të martën, me pjesën më të madhe të fushatës që synonte Sistanin dhe...
12:25 | 15/07/2026

Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’

Spanja dhe Gjibraltari po festojnë rënien e gardhit të fundit kufitar në Evropën Perëndimore, pas nënshkrimit të një marrëveshjeje pas Brexit-it që i jep fund kontrolleve kufitare...
12:17 | 15/07/2026