Von der Leyen zgjedh drejtuesit e rinj të Komisionit Evropian për 5-vitet e ardhshme

17 Shtator 2024 | 11:54

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, paraqiti të martën përbërjen e re të Komisionit Evropian, e cila do të ketë mandat pesëvjeçar.

Postin e komisionares për zgjerim, ajo ka vendosur t’ia ndajë kandidates nga Sllovenia, Marta Kos.

Por, ajo do të emërohet zyrtarisht vetëm nëse merr mbështetjen e Parlamentit të Sllovenisë dhe të Parlamentit Evropian.

Kos nuk është nominuar formalisht nga vendi i saj.

“Çdo anëtar i ekipit tim do të sjellë përvojën dhe perspektivat e veta për Evropën”, shkroi von der Leyen në platformën ‘X’, shkruan REL.

Portofoli i zgjerimit ka rëndësi të veçantë për rajonin e Ballkanit Perëndimor, sepse të gjashtë vendet e tij, plus Ukraina, Moldavia, Gjeorgjia dhe Turqia, janë në proces të zgjerimit.

Me përjashtim të Kosovës, të gjitha janë vende kandidate, e disa edhe në negociata për anëtarësim.

Kandidatura e Kosit ka shkaktuar kundërthënie në Slloveni, pasi opozita nuk dëshiron ta mbështesë e as të caktojë seancë dëgjimore në Komisionin përkatës parlamentar.

Autoritetet sllovene kanë ndërruar në momentin e fundit kandidatin e tyre, për t’i ndihmuar von der Leyenit të rriste numrin e grave në Komision, pasi ishte më pak se një e treta.

Megjithatë, kërkesa e von der Leyenit u pa nga disa si ndërhyrje në sovranitetin e një vendi anëtar të BE-së.

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane të Parlamentit të Sllovenisë, Franc Breznik, i cili vjen nga opozita, ka refuzuar ta vendosë në rend dite konfirmimin e Kosit.

Për pasojë, von der Leyen nuk ka mundur ta propozonte Komisionin e ri më 10 shtator, kur ka qenë e planifikuar, por e ka shtyrë për 17 shtator.

Ajo e ka bërë tani këtë propozim, me pritjet që edhe Sllovenia ta përfundojë ndërkohë procedurën e saj.

Opozita në Slloveni ka akuzuar Kosin se ka qenë bashkëpunëtore e shërbimit sekret komunist të ish-Jugosllavisë.

Kos ka qenë ambasadore e Sllovenisë në Gjermani dhe në Zvicër.

Më herët ka punuar edhe në Qeverinë e Sllovenisë si drejtore për raportet me mediat.

Sipas traktateve të BE-së, secili vend anëtar ka të drejtë të ketë një komisionar. Për rrjedhojë, Komisioni Evropian ka po aq anëtarë sa ka edhe vende anëtare, përkatësisht 27.

Von der Leyen ka përsëritur disa herë se, gjatë mandatit të ardhshëm 5-vjeçar, do ta ketë prioritet zgjerimin e BE-së.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Konferenca për rindërtimin e Ukrainës pas luftës, Zelenskyy nuk do të marrë pjesë. Shkak tensionet me Poloninë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy do të mungojë në një konferencë të nivelit të lartë mbi rindërtimin e Ukrainës pas luftës. Presidenti i Ukrainës pritej të...
09:07 | 24/06/2026

Për herë të parë në Holandë, një fëmije nën moshën 12 vjeç i nënshtrohet eutanazisë. Nisin hetimet

Për herë të parë në Holandë, një fëmijë nën moshën 12 vjeç, i sëmurë rëndë, i është nënshtruar eutanazisë. Vdekja e fëmijës u zbulua në një letër nga Ministrja e Shëndetësisë Sophie Hermans...
07:44 | 24/06/2026

Defekt në sistem, bllokohet qarkullimi trenave në Gjermani

Të gjithë trenat e Hekurudhave Gjermane (Deutsche Bahn – DB) janë vënë në një ndalesë të plotë pas një problemi serioz teknik në sistemin e komunikimit radio...
07:15 | 24/06/2026